1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shërbimet ruse/Maqedonia do ta humb pjesën perëndimore, Serbia do ta humb Vojvodinën

Rekomandime

“ÇFARË KANË PARASHIKUAR SHËRBIMET SEKRETE RUSE PËR MAQEDONINË?

- Advertisement -

Një grup ekspertësh rusë ka disa vite që kanë përgatitur një version të hartës politike të Evropës, me ndryshimet e reja të kufijve që duhet të ndodhin deri në vitin 2035.

Këshilltarë të këtij grupi ekspertësh rusë mendohet të kenë qenë edhe Zbigniew Kazimierz Brzezinski, këshilltar i dikurshëm i presidentit amerikan Xhimi Karter dhe shkrimtari me famë botërore, Samuel Phillips Huntington.

Këta ekspertë kanë shfrytëzuar burime nga CIA dhe shërbimi rus i kundërzbulimit ushtarak, GRU.

- Advertisement -

Sipas këtyre ekspertëve, Ballkanin e presin ndryshime të mëdha në vitet e ardhshme, mes tyre edhe Maqedoninë, e cila do ta humb pjesën perëndimore të saj në dobi të Shqipërisë Etnike në krijim e sipër.

Një fat i ngjashëm e pret edhe Serbinë, e cila do ta humb Vojvodinën, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të ndahet mes Kroacisë dhe Serbisë fqinje.

- Advertisement -

Edhe pse këto parashikime, si dhe harta e publikuar para disa vitesh, nuk paraqesin ndonjë risi dhe fshehtësi, ekspertët e çështjeve të sigurisë kombëtare dhe liderët politik duhet ta kenë të qartë se diçka e madhe po përgatitet për Evropën dhe veçanërisht për rajonin e Ballkanit.

Nuk duhet të çuditemi aspak nëse shërbimet ruse përgatitin të kundërtën e kësaj që deklarojnë dhe publikojnë, duke pasur parasysh strategjinë dhe taktikat e shërbimeve të mëdha të inteligjencies, të formatit të shërbimeve ruse, të cilat edhe pas realizimit të projekteve të tyre me interes të veçantë, e dëshmojnë të kundërtën e asaj që synojnë dhe realizojnë!”

Abdulla Mehmeti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit