1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shi, borë e bubullima, ky është moti që na pret ditëve në vijim

Rekomandime

Prishtina Weather ka bërë të ditur se të enjten na pret një mot i me shi e borë shkruan Kosova ime.

Sipas ‘Prishtina Weather’, shi e bubullima do të ketë të enjten. Nga e premta sërish ngrohtë e më shumë diell. Të dielen ftohtë, me kushte për shi e borë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Shi e bubullima të enjten. Nga e premta sërish ngrohtë e më shumë diell. Të dielen ftohtë, me kushte për shi e borë.

6.04.2022 – Kushte të motit të ndryshueshëm po pritet të kemi edhe në ditët vijuese. Ditën e enjte përkeqësim i motit me reshje shiu e bubullima.

- Advertisement -

Të premten e shtunën ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vransira kalimtare dhe erë.

Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe për borë.

- Advertisement -

Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira.

7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.

8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.

10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.

Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C.

Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.

Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit