-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shifra marramendëse: Kaq shqiptarë nga Kosova u larguan prej vendit nga viti 1969

Rekomandime

Referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mësohet se brenda 53 vjetësh Kosovën e kanë lëshuar më shumë se gjysmë milionë qytetarë.

Njohës i proceseve politike, Besnik Vasolli ka thënë se sipas statistikave zyrtare të ASK-së, Kosovën e kanë lëshuar më shumë se 550 mijë qytetarë që nga viti 1969.

- Advertisement -

Po ashtu Vasolli ka thënë se llogaritet po ashtu se nga këta 550 mijë qytetarë të migruar, janë edhe rreth 890 mijë fëmijë të tyre që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Prej vitit 1969 llogaritet që Kosovën e kanë lëshuar mbi 550 mijë banorë, prej tyre fëmijët e tyre llogariten që janë gati 890 mijë kosovarë që jetojnë në Evropë.

Gjermania siç duket do t’i lehtësojë edhe më tutje masat, pasi ata kanë nevojë për fuqi punëtore, në anën tjetër kosovarët kanë nevojë për punë, ne kemi një rini të mirë, e cila nuk ka pasur fatin t’i ketë mundësitë që duhej t’i kishte dhe kjo i tërheq ata që të mendojnë të largohen nga vendi”, ka thënë Vasolli.

- Advertisement -

Sipas tij, një rol të madh në migrimin e kosovarëve në vendet e zhvilluara të Evropës e luan edhe diaspora.

Njerëzit nuk migrojnë vetëm për shkak të pagës, por është edhe për shkak të të ardhmes së fëmijëve të tyre, aspektet e shëndetësisë, të zhvillimit profesional, por edhe për aspekte të sigurisë.

- Advertisement -

Në rastin tonë mendoj që edhe diaspora e luan rolin e rëndësishëm, sepse ne kemi anëtarët e familjes tonë atje, dhe i shohim edhe si jetojnë atje.

Edhe kur të vijnë këtu, krijohet perceptimi se ata jetojnë një jetë të mirë.

I shohim kur vijnë këtu se janë gazmorë, të hareshëm e duke shëtitur dhe mendojmë se realiteti është ashtu.

Mirëpo kur shkojnë atje, një numër i tyre zhgënjehen pasi edhe atje e shohin se duhet të punojnë shumë për të arritur mirëqenien”, ka thënë Vasolli, i cili ka shtuar se përveç kësaj, luan rol edhe fakti që shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në Evropë kanë hapur bizneset e tyre atje dhe kështu ua bëjnë më të lehtë familjarëve të tyre largimin nga Kosova.

Vasolli ka thënë se shteti i Kosovës duhet të krijojë mundësi për mirëqenie të të rinjve, në mënyrë që ata të mos mendojnë largimin, pasi sipas tij, nga ikja e trurit humb shumë vendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit