Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka treguar aftësitë e tij në imitim në një emision në ATV, ku ka qenë i ftuar së fundi.
Derisa po luanin një lojë, Behramit i ra që të imitonte dikë nga figurat publike.
Jo një, por ai më pas imitoi tre. E filloi me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, për të vazhduar me kryeministrin Albin Kurti dhe ish-kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri.
Nga aftësitë e tij imituese mbetën të habitur moderatorja e emisionit, e edhe avokati Tomë Gashi, i cili qeshte edhe gjatë kohës sa Behrami imitonte Kurtin.