0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shkëmbimi i territoreve na heq qafesh Serbinë dhe e shëron Kosovën nga kanceri

Rekomandime

Leposavici, Zvencani dhe Zubin Potoku janë të humbura. Nuk kthehen më. Kosova asnjëherë nuk do të mund ta shtrijë sovranintetin shtetëror aty. Popullata thuajse komplet serbe e refuzon atë dhe do ta refuzojë gjithmonë.

- Advertisement -

Kjo pjesë e vendit tashmë është shndërruar në kancer. Askush nuk na sheh si vend normal. Secili tension atje, transmetohet në qarqet diplomatike si tension ndëretnik, ndërsa në mediat përendimore si konfIikt.

Kontrabanda është në kulm, Kosova humb miliona euro direkt nga ajo. Po direkt, buxheti humbë dhjetëra milionë euro duke ua paguar edhe rrymën.

Në këto rrethana, askush nuk e konsideron Kosovën vend normal. Askush nuk vjen të investojë këtu kur i sheh lajmet për shtetin tonë, sikurse askush nuk mëton të ndërtojë partneritet afatgjatë me ne.
OKB nuk na njeh si shtet, përderisa jemi të bllokur dhe vendi i vetëm në Evropë që na duhen viza për të vizituar thuajse të gjitha vendet e kontinentit tonë.

- Advertisement -

Kjo është situatë e trishtë, pa shtegdalje dhe në fund mund ta shkatërrojë edhe Kosovën. Misioni i Serbisë ky është, fundja.

Në anën tjetër, Kosova Lindore, ku përfshihen Presheva, Bujanovci e Medvegja po zbrazet nga shqiptarët. Tashmë, Medvegja thuajse është e humbur. Bujanovci është duke shkuar me hapa të shpejtë në atë drejtim. Presheva nuk i ka punët mirë, gjithashtu. Pra, jemi keq edhe andej.

- Advertisement -

Edhe në aspektin diplomatik, gjithcka ka ecur kundër nesh. Nuk jemi aspak mirë. Përmes lobimit të fuqishëm, Serbia po e kthehn dalëngadalë edhe Amerkikën pro vetes. Evropën tashmë e kemi gati komplet kundër.

Prandaj, duhet të lëvizim, shpejt madje. Shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për ne. T’ua japim pjesën veriore dhe tua marrim Kosovën Lindore.

Ujmani me letra ndërkombëtare është i Kosovës dhe të marrim garancione ndërkombëtare që do të vazhdojë të jetë i yni. Kaq na duhet nga atje.

Me këtë lëvizje taktike të mencur, ne do të siguronim ulësen në OKB, do të merrnim epitetin e shtetit dhe vendit normal dhe do të heqnim njëherë e mirë Serbinë qafesh. Do të shëroheshim përfundimisht dhe gjërat do të lëviznin përpara. Sa më shpejtë, aq më mirë! Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit