6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Shkencëtarët zbulojnë se si koronavirusi i fshihet sistemit imunitar

Rekomandime

Shkencëtarët kanë zbuluar hollësi të reja për strukturën e koronvairusit, duke ngjalur shpresë për zbulim më të shpenjë të një vaksine kundër tij.

Hulumtuesit e Universitetit të Southampton-it e kanë krijuar një model 3D të strukturës së virusit, duke e vënë në pah “maskën” që ai e përdor për t’u fshehur nga sistemi imunitar i njeriut.

- Advertisement -

Ky është modeli i parë që i shfaq majat e proteinave në sipërfaqen e virusit, të cilat janë caku kryesor i antitrupave dhe kërkimeve për gjetjen e vaksinës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Sheqernat që ndodhen në sipërfaqen e virusit ia mundësojnë futjen në trupin e njeriut pa u hetuar nga sistemi imunitar, duke u sjellur si ujk nën lëkurën e deles, thonë shkencëtarët.

- Advertisement -

Sidoqoftë, hulumtuesit zbuluan se koronavirusi i ri nuk është aq shumë i mbrojtur ose i maskuar, siç janë disa viruse të tjerë, përfshirë virusin HIV.

Ekipi i udhëhequr nga profesori Max Crispin, thotë se ky model do të ofrojë të dhëna jetime dhe inkurajuese për shkencëtarët që po përpiqen të krijojnë një vaksinë kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Profesori Crispin thotë se virusi Sars-CoV-2 e ka një numër të madh të majave që dalin jashtë sipërfaqes së tij dhe që shërbejnë për t’u ngjitur dhe për të hyrë në qelizat e trupit të njeriut.

Këto maja janë të mbuluara me sheqerna, të njohura si glikane, të cilat i maskojnë proteinat virusale dhe u ndihmojnë për ta shmangur sistemin imunitar të organizmit.

Ky zbulim pritet ta lehtësojë punën për gjetjen e vaksinës, sepse zvogëlimi i dendësisë së glikaneve, sipas profesorit, nënkupton më pak pengesa për sistemin imunitar që ta neutralizojë virusin përmes antitrupave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit