2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Shpërthen” vëllai i deputetit të LDK-së: Na i mbytën familjarët, me taksat tona duhet t’i paguajmë edhe “shfalerkat” e Thaçit, Veselit e Selimit

Rekomandime

Fazli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarajt, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova vazhdon të jetë ende e uzurpuar nga komandanet.

Sipas tij, edhe pse akuzohen për vr*asjen e anëtarëve të LDK-së, familjarët e viktimave duhet të paguajnë për vizitat që familjarët iu bëjnë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e të tjerëve të cilët gjenden të burgosur në Hagë.

- Advertisement -

“Të gjithë këta veprimtar dikush i ka v*ra! Ata qe kanë vra njerëzit më të mirë të Kosovës mund te janë në Hagë, mund te janë në Parlament apo në Partitë politike, apo në SHIK që sigurisht akoma vepron edhe pse kreu i saj Kadri Veseli e pat deklaruar te mbyllur misionin e tij. Kosova e përgjakur me gjakun e tyre vazhdon te jetë akoma e uzurpuar prej “komandantëve” dhe kurrsesi nuk po mund të lirohet prej tyre. Mbi 20 vite e përgjaken Kosovën ata qe po akuzohen nga Gjykata Speciale, dhe jo vetëm këta, por edhe te tjerët qe pritet te arrestohen. Tani Kosova -qytetarët e saj duhet ti paguajnë me taksat e tyre mbrojtësit dhe Familjaret qe udhëtojnë për ti vizituar. Dhe jo vetëm Familjarët por edhe “shfalerkat””, shkruan ndër tjerash Hajdaraj.

Sipas tij, edhe RTK është vënë në shërbim të komandantëve të akuzuar për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

“Arrestimin e tyre, të gjithë në kor dhe me një demagogji prefide bashkë edhe më RTK-në, që është vënë në shërbim të kriminelëve, akuzojnë Gjykatën se po dëshiron ta gjykoj UÇK-në dhe jo individët. Kjo është një gënjeshtër e llojit të vetë, sepse kurrkund nuk përmendet UÇK-ja por Individët, dhe të gjithë ata qe kanë bërë krime duhet patjetër të dënohen”, ka shkruar Fazli Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit