0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqetësohet princi serb, deklarohet në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Rekomandime

Princi Filip Karagjorgjeviq vlerësoi si skandaloze deklaratat të kryeministrit shqiptar Edi Rama se do të votonte për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe se bashkimi do të ndodhë.

Ai gjithashtu theksoi se është shqetësuese mungesa e reagimeve të forta nga Serbia dhe Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Ai ka shkruar në Twitter se është shqetësuese dhe alarmante mungesa e reagimeve të duhura ndaj paralajmërimit për heqjen e kontrollit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Heqja e kontrollit kufitar do të thotë heqja e kufijve! Shqetësuese dhe alarmante është mungesa e reagimeve adekuate për heqjen e kontrollit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, derisa në të njëjtën kohë kalimet kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po bëhen më rigoroze për kalim”, ka thënë princi serb Filip Karagjorgjeviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit