-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Shqipëria dhe Kosova po kërkohen nga “goja” ruse! Kërcënimi shekullor rus!”

Rekomandime

Idriz MORINA

- Advertisement -

“Pra, nyja apo plani parësor strategjik i Perëndimit është që Rusia të ndalet në Ukrainë. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë rreziku do të përhapet më tëj, në rajone si Baltiku dhe Adriatiku apo Ballkani Perëndimor.Por, ministrja e jashtme britanike Trus, përveç se konfirmon rrezikun rus për Shqipërina, ajo e shpreh edhe për tërë rajonin, duke mos e përjashtuar kështu as rrezikun për Kosovën.
A është e rrezikuar Shqipëria nga një sulm i papritur nga Rusia, për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme goditëse nga ajri, në rast të shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe zgjerimit eventual të saj?

Po Kosova a është e rrezikuar?

Sa janë ato shtete më të fuqishme se ne ushtarakisht dhe në mënyra të tjera, dhe sërish ndihen të pasigurta?!

- Advertisement -

Kërcënimi shekullor rus

Rusia kurrë nuk ka qenë një shtet ‘normal’, prej kur është ngritur në perandori, të paktën që nga mesjeta e vonë, ajo ka paraqitur rrezik për çdo perandori tjetër, dhe për dhjetëra popuj në fqinjësi.

- Advertisement -

Veçanërisht kanë pësuar popujt e kaukazit. Në periudhën post sovjetike, më së keqi e kanë përjetuar çeçenët, një popull me tipare trimëore dhe fisnike, por që ishin të pamjaftueshme edhe kundër një Rusie tejet të dobësuar ekonomikisht si pasojë e dështimit të regjimit komunist.

Shqiptarët kanë pësuar shumë, jo se kanë qenë në luftë me Rusinë, por për shkak se ajo në çdo luftë të fituar, veçanërisht ndaj perandorisë Osmane, i ka kërkuar asaj favore të jashtëzakonshme në Ballkan, për popujt ortodoks, serbët, grekët, malazezët dhe bullgarët. Që të gjithë këta kanë ngritur pastaj shtete në kurriz të tokave shqiptare dhe të gjakut shqiptarë.

Rusia nën diktatorin Putin, ka krijuar një gjeneratë të re armësh, jokonvencionale, nëse jo në të gjitha aspektet, në disa prej tyre ka krijuar armatim më të sofistikuar se çdo vend europian, për aq sa dihen të dhënat ushtarake, publike.

Rusia, ka krijuar raketat hipersonike, shumë më të shpejta se shumica e raketave balistike ekzistuese, apo të paktën me disa veçori kualitative më të mira se sa raketat balistike më të mirat ekzistuese. Përveç, Kinës aktualisht asnjë shtet tjeter nuk ka avancim më të lart raketor.

SHBA-të kanë po ashtu disa lloje të armatimit të avancuar ushtarak, që besohet se e ka ende vetëm ajo, si zhvillimi i avancuar i armëve laserike, magnetike (topave dhe të tjera) etj.

Në këtë kontekst shumica e shteteve, përveç atyre mburojave nga qielli, që mund të tregojnë sukses të SHBA-ve, shtetet tjera, nuk kanë mbrojtje nga caqet e përcaktuara nga raketat hipersonike.

Shpresat në Ukrainë

Në këtë mes shpresa qëndrore është kundërvënia europerëndimore e Rusisë në Ukrainë. Pra, thyerja e forcave ruse apo mbajtja e tyre në brezin kufitar Ukrainë-Rusi, pavarësisht se sa mund të depërtojnë forcat ruse në thellësi të territorit ukrainas, që padiskutim se është i depërtueshëm nga rusët.

Nëse Rusia mbahet jashtë kufijve të NATO-s, pra, e përqëndruar në luftimet në Ukrainë, padyshim që beteja vendimtare do të jetë dëshmimi i forcës kundërajrore perëndimore, se sa % do të arrijë t’i rrëzojë, apo t’mos i lejojë ato që të godasin caqet në largësi, qoftë të vendeve të NATO-s, qoftë të Ukrainës, nga ato (raketat) me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

Një rrezik tjetër të jashtëzakonshëm, apo që mund të përshpejtojë përplasjen me perëndimin përbën, ballafaqimi në ujë, përkatësisht i flotave detare dhe nëndetëseve, veçanërisht në Detin e Zi, ku Rusia tashmë e ka përqëndruar thuajse të gjithë potencialin e saj luftarak detar (ujor).

Këtë e argumenton edhe shqetësimi, i ministres së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss, deklarata e së cilës nënkupton edhe thirrje, që pikërisht, forcat ushtarake perëndimore, të bashkuara, edhe ato ekonomike e diplomatike, të mos i japin shans Rusisë as për një sukses pushtimi në Ukrainë.

“Ne duhet ta ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë. Ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, ka thënë ajo.

Pra, nyja apo plani parësor strategjik i Perëndimit është që Rusia të ndalet në Ukrainë. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë rreziku do të përhapet më tëj, në rajone si Baltiku dhe Adriatiku apo Ballkani Perëndimor.

Rrezikimi i Shqipërisë

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?”, ka deklaruar ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Këtë që e ka thënë diplomatja Trus, ishte paralajmëruar edhe në letrën e Ministrisë së Jashtme ruse, të dërguar nga ministri Sergej Lavrov, rreth tri javë më parë, si shumë vendeve perëndimore edhe Shqipërisë, ku i kërkonte përgjigje “të menjëhershme”, nëse ajo do të vepronte përkrah NATO-s, në krizën e Ukrainës.

“Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht Qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë”, thuhej në letër.

Rusia, në atë rast Shqipërisë i është drejtuar edhe si një ish vend i Paktit të Varshavës, që kontrollohej rreptësisht nga Rusia.

“Ne presim përgjigjen tuaj të menjëhershme”…

Rreziku për Kosovën?!

Por, ministrja e jashtme britanike Trus, përveç se konfirmon rrezikun rus për Shqipërina, ajo e shpreh edhe për tërë rajonin, duke mos e përjashtuar kështu as rrezikun për Kosovën.

Ashtu siç kemi vënë re në analizat tona të mëhershme, raportet e Rusisë me Serbinë dhe me Republikën Serbe në Bosnjë, janë një paradigmë për të shpërthyer një konflikt në Ballkan, duke nisur me përpjekjen e ndarjes me forcë të Republikës Serbe, dhe me një përpjekje të Serbisë për një inkursion në veri.

Ky i fundit tashmë ka gjithnjë e më pak shanse të ndodhë, në momentet aktuale, pas një lloj mobilizimi dhe dakordimi të Perëndimit, për ta mbrojtur vendosmërisht sovranitetin e Kosovës, sidomos SHBA-të, dhe që njëkohësisht janë përqendruar në integrimin e Serbisë në BE, dhe largimin e saj nga ndikimi rus.

Këto dy tema, rreziku për Kosovën dhe Shqipërinë janë trajtuar më shumë se njëherë nga unë. Skeptikët, dhe të painformuarit dhe veçanërisht ata që nuk e njohin komunikimin, pra që nuk kanë njohuri të mira në teori të informacionit, mendonin se vetë shqyrtimi i tyre është ekzagjerim.

Përgjigjen më të mirë ata do ta kishin marrë vet, sikur të kishin pyetur, se pse ka kaq shumë frikë dhe pasiguri në shumë shtete perëndimore?!

Por, çfarë po bëjmë ne, shtetet shqiptare, që ta kemi të qartë se jemi apo se mund të mbrohemi!

Asnjë shenjë të qartë nuk ka për rritje të investimeve në armatim, përveç se sipas projeksioneve paraprake, para krizës së Ukrainës!

Si do të thoshin latinët, Rusia tashmë është “ante portas!”.

Rreziku i kërcënimit rus, po vjen tek portat tona!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit