1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqiponjat s’ka kush i pajton!

Rekomandime

Një gazetar shqiptar i Shqipërisë ka ardhur në përfundim se:

- Advertisement -

‘Duhet të jesh një Millosheviç që ta kërkosh bashkimin kombëtar’.

Pra, sipas tij, veç një armik i shqiptarëve e dëshiron bashkimin kombëtar.

Unë i them atij gazetarit se:

- Advertisement -

Shqiptarët nuk janë të bashkuar sepse Shqiponja (mashkull) nuk ka phallus.

Misteri i penisit të munguar te shqiponja vazhdon.

- Advertisement -

Biologët nuk e kanë zbuluar ende se pse gjatë rrugës gjarpri i humbi gjymtyrët e tij, pse Shqiponja, albatrosi, penguinët, flamingo, gjeli etj i humbën komplef penisët e tyre, dhe pse njeriu e humbi shpirtin e tij.

Njeriu është krijuar për t’u dashur, kurse sendet janë krijuar për t’u shfrytëzuar – Buda.

Por, ndodhi më e keqja, u ndërruan rolet dhe bota u zhyt në kaos, sepse tash ‘njeriu shfrytëzohet si send kurse sendet dashurohen si njerëz’.

Pra, gjatë rrugës, të gjithë i kanë humbur organet e tyre, e ne e kemi humbur dashurinë.

Dhe po shihet se Simbolika, jo veç që të ndan, por edhe ta shkatërron jetën, të ‘vret’!

P.S. Sipas një sondazhi të realizuar nga unë me qindra të rinj shqiptarë të Kosovës, askush nuk e ka idenë të bashkohet me Shqipërinë.

Bashkimi kombëtar, as nuk është nevojë, as mendim, as qëllim, as nuk është kush ngusht nga rinia se a duhet a s’duhet të jemi Një.

Patriotizmi ish dashur të jetë lëndë mësimore në shkolla dhe universitete, sepse, nëse vazhdon kështu indiferenca e të rinjëve shqiptarë ndaj vendit, mos vet, gjeneralit s’do të ketë më kush t’i shkruaj.

Të rinjtë janë të dehur veç me dashuri erotike, me dashuri në distancë (platonike, që e quanim ne), me dashuri online e me lojë, kujt nuk i kërset më për atdhedashuri.

E që Dashuria është shndërruar në lojë, veç kjo po më pëlqen.

I pyeta qindra të rinj: A e kishe sakrifiku një qime floku për bashkimin kombëtar?

Të gjithë më thanë JO, duke qeshur. ‘Veç nëse varet ditekt nga unë ‘bashkimi’, kisha pranu me rreziku najsen’- thanë vajzat.

Kurse djemtë kishin ‘kapitulluar’ krejt, ata po mendonin se dashuria erotike është më e rëndësishme se dashuria për atdheun.

Ama pa atdhe, s’mund të jesh dashnor i madh-u thashë.

Dashnor i madh është veç njeriu i lirë.

Se pa qenë i lirë s’mund të dashurosh.

Në serialin amerikan ‘Veriu dhe Jugu’, kur skllavopronari rastësisht i gjen skllevërit e tij duke bërë dashuri në qilar, i pyet i habitur:

Qysh? Edhe robërit çojnë dashuri a!

Se, dashuria erotike duhet ta ketë një tokë ku shtrihet e lirë e ‘fle’ pa frikë, dashuria duhet ta ketë atdheun që të jetë e lirë.

Dashuria për atdheun është duke u vjetëruar (dhe duke u tretur), bashkë me ne.

Kjo dashuria mes nesh u bë si gjuha latine, ‘dashuri e vdekur’ por e përdorshme vetëm për simbolikë.

Ama edhe pa simbolikë jeton krejt normal, s’të gjen.

Edhe Rexhep Qosja ish hidhëruar me Shqipërinë, pse nuk e po e përfill Shqipëria letërsinë e Kosovës!

Cilën letërsi? Ku po e sheh ti atë letërsi?

Shqipëria nuk na shpërfill, por letërsia nuk ekziston.

E nëse letërsia ekziston xhanëm, Shqipëria nuk të ndalon ta përkthesh vet.

Sidomos ti që i more gati 1 milionë euro prej shteyit për letrat tua të delirit të madhnisë dhe mendjemadhësisë.

Që tash s’ti lexon kush sepse nuk i ke shkruar për lexuesin, por i ke shkruar për veten, prandaj ke mbetur si lexuesi i vetëm i velrave t’ua.

Problemi është se askush s’ka nevojë për letërsinë shqipe, sepse autorët e saj janë shumë ‘të mençur’.

Ku ka mençuri e matematikë, nuk mund të ketë shpirt e letërsi.

Letërisa është vetëmohim. Pse me humb kohë duke lexuar autorë ‘katundesh’ krenarë e mendjemëdhenj (që nuk lënë shibël

me ra në egon e tyre), duke pasur mundësi ta lexosh Dylan Thomasin, që vuan e nuk shet mend, që ia zbulon lexuesit dhimbjen e të metat e veta.

E autorët shqiptarë i fshehin dobësitë dhe veset e veta nga lexuesit, por ia zbulojnë popullit të vet para botës veset dhe adetet e kqija.

Lexoje Danilo Kishin ‘Varreza për Boris Davidovicin’, e kos humb kohë shqip.

Ka lexues, por s’ka letërsi.

Kush është ai i ri që ia lexon Qosjes shembull veprën mendjemadhe, ku nuk pushon duke u munduar t’i bindë intelektualët serbë që ta pranojnë si intelektual. Dhe në fund thotë, ju s’do të keni çare pa ma pranuar se jam intelektual!

Pra, është letërsi inferiore dhe letërsi e ‘mençur’, letërsi ‘e matur’ dhe kalkuluese, prandaj rinia nuk ju lexojnë, se s’ka faj Shqipëria.

Jam patriote por nuk mund të them se Bekim Fehmiu e reciton testamentin e tij, poezinë e Dušan Vasiljec ‘Čovek peva posle rata’ më bukur se Rade Šerbedjija.

Jam patriote e madhe por mendoj se Bekimi reciton keq.

Pra, patriotizmi s’të bën budalla.

Sepse, dashuri të mençur nuk ka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit