2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shqiptarët Iuajtën rol kyq në krijimin e Turqisë / Kush ishte shqiptari që shkroi himnin e Turqisë?

Rekomandime

Poeti me origjinë shqiptare, i cili, në Turqi njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar”, Mehmet Akif Ersoy, lindi më 20 dhjetor të vitit 1873.

- Advertisement -

Ishte fëmija i Emine ëerif Hanëm, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë (e njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih).

I ati e kishte quajtur “Ragif”. Emri shprehte datëlindjen e tij sipas llogaritjes “ebxhed” (çdo shkronjë është e barabartë me një numër të caktuar). Për shkak të vështirësisë së artikulimit, shokët dhe e ëma e quanin “Akif”, emër të cilin ai e përvetësoi me kalimin e kohës.

Shkollimin e parë Ersoy e filloi në Mektebin e Lagjes Emir Buhari në Fatih. Dy vite më vonë kaloi në drejtimin e shkollës fillore dhe në vitin 1882 filloi mësimin në Shkollën Qendrore Ruzhdie Fatih (Shkollë e mesme për juniorë në periudhën osmane). Mësimet e para në arabishte i mori nga babai i tij. Kurse në të njëjtën kohë i vijoi mësimet e gjuhës perse në Xhaminë Fatih.

- Advertisement -

Ersoy ishte gjithnjë i pari në gjuhët turke, arabe, perse dhe frënge gjatë arsimit të tij në Ruzhdie. Interesimin për poezi Ersoy filloi ta shprehë gjatë viteve në Ruzhdie dhe iu qas librave të poezisë. Vepra e parë poetike të cilën e lexoi ishte “Lejla dhe Mexhnuni” nga Fuzuli.

Pas mbarimit të Ruzhdies, Mehmet Akif Ersoy në vitin 1885 u regjistrua në Liceun e Shërbimeve Civile (Mülkiye ëdadisi), një nga shkollat e njohura të asaj kohe. Ersoy e humbi babain në vitin 1888. Ndërsa familja e tij ra në varfëri me djegien e shtëpisë në zjarrin e madh në Fatih një vit më vonë.

- Advertisement -

Meqë para së gjithash dëshironte të ketë një profesion dhe të mësonte në shkollë me konvikt. Ai braktisi liceun dhe filloi në “Mektebin e Bujqësisë dhe Veterinarisë”. Që ishte shkollë e lartë civile e veterinarisë e cila sapo ishte hapur ato vite. Gjatë viteve të shkollës, Ersoy tregoi interesim të madh për sportin. Duke marrë pjesë në gara të ndryshme sportive si mundja dhe noti, si dhe ecje të gjatë, vrapim dhe hedhje të gjyles.

Në vitin 1893, Ersoy e mbaroi drejtimin e veterinarisë me sukses të shkëlqyeshëm. Ndërkaq, interesimi i tij për poezinë u rrit në dy vitet e fundit të shkollës. Poezitë e tij u botuan në gazeta dhe revista të ndryshme. Vepra e shtypur e Ersoy-it ishte një ode e botuar në vitin 1893 në revistën “Hazine-i Fünun”. Poeti në vitin 1898 u martua me Ismet Hanëm, vajza e Mehmet Emin Bey i cili punonte në sportel në “Tophane-i Amire” (Shkritorja e artilerisë). Ai kishte tri vajza dhe tre djem. Njëri nga djemtë e tij ndërroi jetë ende pa mbushur një vit e gjysmë jete.

Ersoy, i cili vazhdoi aktivitetin e tij në letërsi duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit. Dhe duke shkruar poezi, hyri më thellë në botën e botimeve pas shpalljes së “Meshrutijetit të Dytë” (Epokës së Kushtetutës së Dytë). Pas kësaj kohe, Ersoy u bë kryeshkrimtari i revistës “Sërat-ë Müstakim”. Që pa dritën e botimit nga shokët e tij, për herë të parë, më 27 gusht të vitit 1908.

Mehmet Akif Ersoy në vitin 1920 u zgjodh në Kuvendin e Parë të Madh Popullor. Ndërsa në vitin 1921 u vendos në Dergjahun e Taxheddinit në Ankara (Taceddin Dergahë).

Në fillim, Ersoy nuk mori pjesë në garën për himnin kombëtar, për të cilin u vendos shpërblim prej 500 lirash. Por u bind më pas me kërkesë të ministrit të Arsimit, Hamdullah Suphi Bey dhe motivimin e shokut të tij, Hasan Basri Bey.

Himni kombëtar të cilin ia dedikoi ushtrisë, më 17 shkurt u botua në Sërat-ë Müstakim dhe Hakimiyet-i Milliye. Pasi u lexua në kuvend nga Hamdullah Suphi Bey, më 12 mars të vitit 1921 u pranua si himn kombëtar. Ersoy mori shpërblimin prej 500 lirash. Dhe ato i dhuroi si donacion në institucion bamirësie.

Pas Lu.ftës Çlirimtare dhe triumfit, Mehmet Akif Ersoy jetoi për një kohë në Egjipt dhe punoi si ligjërues i gjuhës turke. Ndërsa më 17 qershor të vitit 1936 u kthye për shërim në Stamboll. Poezitë e tij poeti i përmblodhi në veprën “Safahat”.

Ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1936 në apartamentin Mësër në Beyoëlu të Stambollit. /ObserverKult

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit