2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Shqiptarët ua panë hajrin dy atentateve të mëdha serbe, kryeministri fatkeqësisht po besojka në mitin serb”

Rekomandime

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur për atentatet e mëdha në historinë e Serbisë dhe ndikimin e tyre mbi historinë e shqitparëve. Bëhet fjalë për atentatin mbi mbretin Aleksandri i Parë në vitin 1903 dhe të dytin mbi kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, 100 vjet më pas.

- Advertisement -

Latifi thotë se shqiptarët përfituan indirekt nga këto dy atentate, pasi që po të përmbusheshin synimet e dy liderëve të vrarë serbë, shqiptarët do të humbinin në aspektin gjeopolitik.

“Dy atentateve serbe ua kanë pa hajrin shqiptarët. Atentatit mbi mbretin Aleksandri i Parë, në vitin 1903, dhe, 100 vite më pas, atentatit mbi kryeministrin Gjingjiq. Të dy këta kishin diçka të përbashkët: synimim për largimin e Serbisë nga ndikimi rus dhe afrimin e saj me Perëndimin. Nëse ata do të jetonin për t’i përmbushur synimet e tyre, shqiptarët do t’i kishin punët shumë më vështirë”, shkruan ai.

“Vrasja e mbretit Aleksandër nga një fraksion prorus i ushtrisë serbe, bëri që Serbia t’i kthehet orientimit gjeopolitik prorus. Kjo i bindi përfundimisht austro-hungarezët që të fillonin punën për krjimin e një shteti shqiptar, për të mos lejuar që përmes Serbisë proruse, ndikimi rus të shtrihej deri në Adriatik. 28 Nëntori 1912 ishte rezultat logjik i kësaj gjeopolitike austro-hungareze”, shtoi Latifi.

- Advertisement -

Latifi thotë se edhe Gjingjiq ndoqi rrugën e mbretit serb. Ai dëshironte distancimin nga Rusia dhe se këtë do ta përdorte kundër synimeve për pavarësi të Kosovës.

“Gjingjiq ndoqi qasjen e mbretit Aleksandër. Ai donte një Serbi të distancuar nga Rusia dhe të afruar me Perëndimin. Këtë politikë ai donte ta përdorte kundër aspiratave të Kosovës për pavarësi. Eleminimi i tij e varrosi këtë politikë bashkë me të. Ata që erdhën pas tij nuk dolën dot nga hija e rrymës proruse dhe kjo pati ndikim të rëndësishëm në krijimin e bindjes perëndimore për pavarësinë e Kosovës si opcion pa alternativë”

- Advertisement -

Ai shtoi se statusi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rolin e Gjingjiq në të mirë të shqitparëve është i gabuar dhe se Gjingjiq nuk e mendonte një Kosovë jashtë skemave të nacionalizmit serb.

“Ideja se Gjingjiq mendonte për Kosovën jashtë skemave të nacionalizmit serb, është një mit të cilin e ushqeu edhe më shumë vrasja e tij. Sot e pamë se edhe kryeministri ynë po besojka në këtë mit. Fatkeqësisht”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit