4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shtirej sikur vaksinonte qindra fëmijë, infermierja italiane gjobitet me 500 mijë euro

Rekomandime

Emanuela Petrilo një infermiere në Friuli të Italisë, do të duhet t’i paguajë autoriteteve shëndetësore të qytetit një shumë prej 500 mijë eurosh. Kjo për shkak se në periudhën 2009 – 2015 ajo ka bërë sikur ka vaksinuar qindra fëmijë, por pa vaksinuar në të vërtetë asnjërin prej tyre.

Ajo akuzohet se ka bërë të njëjtën gjë dhe në vitet në vazhdim kur u zhvendos në një institucion tjetër shëndetësor. Një pjesë e shumës do të likuidojë kostot e dozave të vaksinave të blera në atë kohë, dhe që ajo i ka çuar dëm. Procesi gjyqësor ndaj saj nisi në shtator 2019.

- Advertisement -

Çështja nisi nga dyshimet e kolegëve të saj të cilët kishin vënë re disa anomali: nga 129 fëmijë të vaksinuar nga ajo, vetëm 20 kishin zhvilluar anti trupa. Disa nga familjet e fëmijëve gjithashtu e kanë hedhur në gjyq, por infermierja nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit