-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si do të jetë moti në Kosovë nga e shtuna deri të mërkurën?

Rekomandime

Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet me mot të kthjellët dhe me diell, teksa mëngjeset parashihen të jenë të ftohta. Në fillim të javës së ardhshme priten reshje shiu, njofton Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se “fushat e presionit të lartë nga Evropa Qendrore në fundjavë do të shtrihen mbi rajon, që pritet të favorizojnë mot të kthjellët, mirëpo masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi vend, në orët e mëngjesit do të zbresin temperaturat minimale ndjeshëm nën vlera mesatare, e vende-vende paraqiten mundësi edhe për ngrica të ulëta”.

Nga dita e hënë, një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje shiu, ndërsa ditën e martë reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima, paralajmëron PW.

- Advertisement -

Parashikimi për datat 21-25 shtator:

21.09 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për ngrica të ulëta.

22.09 – Kthjellët dhe me diell.

- Advertisement -

23.09-24.09 – Të hënën paradite vransira dhe intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe mbrëmje priten reshje shiu. Ditën e martë, herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vranët, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

25.09 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

- Advertisement -

Temperaturat minimale në fundjavë do të zbresin deri në 3C, e ditëve të para të javës do të luhaten ndrëmjet 10C dhe 14C, e maksimalet do të rriten gradualisht nga 20C deri në 25C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.

Shtypja atmosferike pas rritjes që do të shënojë ditën e shtunë, më pas pritet të zbresë përreth vlerave normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit