1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si u futën në ”kurth” për t’u arrestuar policët gjatë aksionit “Pika”

Rekomandime

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka treguar për “kurthin” që u është bërë 48 zyrtarëve policorë që u arrestuan dje në aksionin “Pika”.

Hodaj në emisionin “Frontal” në T7 tha se atyre u është thënë që të paraqiten në stacionin policor në Gjakovë dhe se posa janë grumbulluar të gjithë, sipas tij ka ndërhyrë IPK-ja dhe i ka arrestuar.

- Advertisement -

“Dje në mëngjes e kanë marrë vesh. Ne masat e fshehta ka kohë që i kemi përfunduar dhe ka marrë kohë disa ditë ose disa jave derisa është bërë kompletimi i dosjes dhe administrimi i komplet saj sepse është bërë një dosje goxha voluminoze për shkak se ka shumë raste dhe zyrtare dhe ata zyrtarë që nuk kanë qenë në punë janë ftuar në stacion policor. Sigurisht që nuk janë ftuar me arsyen se do të arrestohen. Në momentin që ata janë grumbulluar të gjithë në Drejtorinë Rajonale të Policisë, inspektorati ynë ka ndërhy”, tha ai.
Hodaj tha se urdhri për grumbullimin e tyre e kanë dhënë tek eprorët.

“Janë ftuar ata që kanë qenë në pushim, ndërsa ata që kanë qenë në orar janë arrestuara në vendin e punës. Është kërkuar nga eprorët që këta persona duhet të ftohen”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit