2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Skandaloze: Qeveria po ua jep 100 euro atyre me paga 1000 euro e të papunëve asnjē cent

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’ua ndajë nga 100 euro vetëm atyre që punojnë dhe studentëve. Nuk ka asnjë dallim i morën nga 1000 euro, 2000 euro pagë apo 200 euro. Të gjithë do të marrin njësoj, pra nga 100 euro.

- Advertisement -

Kjo nuk është politikë e majtë aspak, pasi barazon të pasurit me të varfërit. Për mē tepër, qē ky akt tē jetë sa më i djathtë, qeveria të papunëve nuk do t’ua japë asnjë cent.

Pra, sipas qeverisë ata që kanë paga të majme kanë nevojē mē tepēr pēr para se ata qē nuk e marrin asnjē cent!!!

Kēto veprime janë puro tē djathta dhe aspak të mirëseardhura. Para nuk do të marrin as pensionistët, sidomos ata që i marrin vetëm pensionet e pleqërisë, pasi janë kategoria e dytë më e varfër e vendit.

- Advertisement -

Ky veprim skandoz i qeverisë është bërë për ta rritur në mënyrë artificiale punësimin. Kjo pasi nëse një individ regjistrohet vetëm për një muaj si i punësuar, atëherë qeveria e llogarit të punësuar.

Me kēto taktika qesharake të shpikura nga zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri i financave, Hekuran Murati qeveria dilte midis pandemie duke thënë që u rrit punësimi me 22 mijë vende pune. (Editorial nga Kosova ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit