1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skenari i errët për destabiIizimin e veriut dhe frika e madhe e Listës serbe/ Ekspertët aIarmojnë për rrezikun

Rekomandime

Më 2 prill, në orët e hershme të mëngjesit një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të zyrtarëve policor në Mitrovicë të Veriut.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Ata kanë thënë se ndaj Policisë është hedhur shok bombë.

Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur sulme ndaj Policisë së vendit, ka pasur edhe raste tjera.

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar të hënën se është caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kryer pesë vepra penale.

Sipas gjykatës, i pandehuri M.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasja në tentative”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” si dhe “Zjarrvënëse”.

- Advertisement -

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.B e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi të pandehurit i llogaritet prej kohës së ndalimit dhe atë prej datës 01.04.2023 deri me datë 01.05.2023.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Lidhur me këto zhvillime ka pasur reagime të shumta. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se incidentet në veri janë të orkestruara nga “struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi”.

Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendi i tij dënon “djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto akte kriminale”, ka shkruar ai në Twitter.

Kurse, edhe ambasadori gjerman, Jorn Rode, tha se pse Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk i dënoi incidentet në komunat në veri.

“Është shumë shqetësuese që Lista Serbe nuk e dënoi përsëri djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, shkroi ai në Twitter.

Halimi: Serbia qëndron prapa suImeve në veri

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, thotë se prapa suImeve që po ndodhin në veri, qëndron Serbia, e cila ka për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë atje.

“Përkundër propagandës së shtetit të Serbisë se gjoja ka pakënaqësi dhe revoltë nga qytetarët serbë të Kosovës, asnjëherë nuk ka arrit të fsheh ndikimin direkt të orkestrimit të çdo akti kriminaI a terrorist në Kosovë.

Andaj, edhe rastet e fundit janë avaz i agjendave të Serbisë për të ngjallë frikë te qytetarët serbë që janë lojal ndaj shtetit të Kosovës, si dhe për të nxitur kryengritje të serbëve”, thotë ai.

Tutje, Halimi këto i konsideron akte të pa-tolerueshme të cilat bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dënojë.

Ai deklaron se me këto veprime Lista Serbe duhet të futet në listën e organizatave terroriste.

“Sigurisht që këto akte janë të pa-tolerueshme, gjë që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dënojë ashpër, deri tek sanksionimi i Serbisë për qasjet agresive e destabiIizuese karshi Kosovës dhe rajonit. Realisht Serbia edhe po i harxhon nervat perëndimit për mos përmirësimin e saj përkundër përkëdheljes të pamerituar.

Çdo akt i dhunshëm në veri të Kosovës, ka mbrapa si organizator Listën Serbe dhe mbështetëse shtetin e Serbisë. Gjithë kjo ka këtë varg përgjegjësie dhe hierarkie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit