10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sot fillon shitja e biletave për miqësoren Kosovë – Jordani

Rekomandime

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar opinionin se sot do të fillojë shitja e biletave për miqësoren mes Kosovës dhe Jordanisë.

“8 nëntor, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 15:00 në pikat e Artmotion, fillon shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosovë – Jordani, e cila zhvillohet, të mërkurën, më 10 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00.

- Advertisement -

“Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro”, është thënë ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Këtu keni statusin e plotë:

“Edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.

Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim. Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

- Advertisement -

Biletat mund t’i blini në dy pikat e Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti)”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit