2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Specialistja nga Londra bën paralajmërimin rreth koronavirusit: Jam në merak se çfarë do të ndodhë në Kosovë e Shqipëri

Rekomandime

Ardiana Gjini, specialiste e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një interviste për Euronews Albania ka bërë një paralajmërim shumë të fortë për institucionet në Shqipëri dhe Kosovë.

- Advertisement -

Ajo tha se nëse dy vendet nuk vendosin masa kufizuese për festat e fund vitit në 5 javët e ardhshme do të ndeshen me një numër të madh të prekurish nga COVID-19.

Këtë paralajmërim ajo e bazoi në traditën që ekziston mes shqiptarëve për të shkëmbyer vizita gjatë festave por edhe faktit se në këto ditë janë rikthyer shumë emigrantë për të kaluar festat me familjarët e tyre.

“Si profesioniste jam shumë në merak se çfarë do të ndodhë në Shqipëri dhe Kosovë. Në Mbretërinë e Bashkuar janë rishikuar masat dhe janë vendosur masa shumë më të rrepta. Ne si ekspertë kemi kërkuar që këto masa të viheshin dy javë më parë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit