3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Stankoviç i surprizuar nga mikpritja shqiptare në Tiranë

Rekomandime

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dean Stankoviç, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku u shpreh.

- Advertisement -

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur. Që bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh.. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam.

Patët frikë në ndonjë moment? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.

- Advertisement -

Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.

A ishte Crvena më e mirë? Do jetë raundi i tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina.

- Advertisement -

Mikëpritja në Tiranë? Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falënderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit