3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Strategjia e komunës për ta lënë të pastrehë gruan e dëshmorit me fëmijë

Rekomandime

Gruaja e dëshmorit Mehmet Saliuku, Minire Saliuku, është intervistuar nga Policia e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, pas një padie të Komunës së Drenasit, e cila e ka cilësuar atë “uzurpatore të një banese”, që Komuna e Drenasit në mandatin e Nexhat Demakut ia kishte dhënë asaj në shfrytëzim. Minirja: Tani jam një kriminele që bëj luftë për një strehë për fëmijët.

“Unë pata vendosur edhe u thashë mund të më mbysni, por prej banese nuk dal, atë ma ka dhënë Komuna, vetë Idriz Hysenaj, që është edhe tani drejtor në Komunë, m’i ka dhënë çelësat e banesës edhe më ka thënë rri këtu. Kam qenë e qetë derisa ka ardhur Ramiz Lladrovci, i cili asnjëherë nuk më ka pranuar të bisedoj me të, më ka injoruar dhe më ka përçmuar skajshëm.

- Advertisement -

Më ka quajtur të papërgjegjshme. I kam shkuar në shtëpi, më ka thënë shko e jeto në bjeshkë të Gradicës. Më kanë detyruar të marr kredi, kam dashur të ndërtoj shtëpi në truallin që ua kanë nda familjeve të dëshmorëve, por nuk më kanë lënë ta ndërtoj. Pronë tjetër nuk kam, e kam dëshmuar edhe me letra.

Lladrovci më ka shkatërruar jetën mua dhe të ardhmen e fëmijëve të mi. Unë vuaj nga një sëmundje e rëndë (kancer), ndërsa vajza ime është plagosur në luftë dhe vuan pasojat e luftës. Unë dhe ajo trajtohemi për çdo ditë nëpër spitale. Djali im nuk ka mundur të regjistrohet në fakultet të shtetit, por është detyruar të regjistrohet në fakultet privat, në ‘AAB’.

Mehmeti ka rënë duke luftuar fyta-fyt me serbët, vetëm dy ditë pas rënies së Fehmisë dhe Xhevës. Ai ka qenë ushtar i Fehmisë (Lladrovcit). Mehmeti e ka parë vdekjen me sy, por nuk është trembur kurrë”, thotë Minirja, derisa lotët i shkojnë faqeve të zbehura, e lodhur nga ankthi që e përcjell me muaj të tërë. E gjatë aksionit të dëbimit të familjeve nga banesat, siç i kanë thënë “Zërit” në Komunë, “të uzurpuara”, familja e dëshmorit Mehmet Saliuku ka refuzuar të dalë nga banesa.

- Advertisement -

Duke parë situatën, zyrtarët komunalë të Drenasit, që shoqëroheshin me Polici, kishin hartuar një procesverbal, sipas të cilit e gjithë lënda dhe rasti i saj do të dërgohet në gjykatë. “Edhe me gojë ata të komisionit më thanë që duan t’ia lënë gjykatës.

Nuk kisha çka të bëj, e nënshkrova atë letër. Pasi nuk më hodhën në rrugë me erdhi njëfarë lehtësimi dhe besoja se Gjykata nuk mund të më lërë në rrugë. Unë jam betuar, nëse ndodh që fëmijët m’i lënë në rrugë do ta vras veten, do të kërcej prej ballkonit të banesës. Nuk më duhet jeta. Lë të bëjnë tani çfarë të duan me fëmijët e mi, që janë fëmijët e njërit prej dëshmorëve të parë të komunës së Drenasit. Po më dhimbsen fëmijët, ata as gjumin nuk po mund ta bëjnë, vajza që është plagosur në luftë vetëm qan, nuk mund të rehatohet.

- Advertisement -

Ajo ka nevojë për rehabilitim, ka nevojë për ndihmën e mjekut, ajo nuk guxon të shqetësohet. Nuk guxoj as unë, sepse sëmundja që kam është duke përparuar”, shpjegon ajo hallin që ka./ZERI

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit