-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Studentët protestojnë para Presidencës së Serbisë: Vuçiq jemi lodhur me gënjeshtrat e tua

Rekomandime

“Sistemi arsimor po më bezdis”, “Na shqetëson fakt se po na nxit drejt luftës”, “Jemi lodhur me ty dhe gënjeshtrat e tua Aleksandra Vuçiq”, janë disa nga mesazhet që u shfaqën para ndërtesës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë në kuadër të tubimit studentor “A ju shqetëson e njëjta gjë sikurse edhe neve”.

Njëra prej protestuesve, absolventia e psikologjisë, Anja Iliq theksoi se është shumë mirë që ka gjithnjë e më shumë nisma studentore dhe bllokada të drejtuara kryesisht kundër Rio Tintos, por që mesazhet e dhëna nga studentët para Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit tregojnë se probleme të tëra komplekse.

- Advertisement -

Ajo theksoi se studentëve nuk u ofrohet perspektiva për të qëndruar në Serbi, sepse pritjet të kenë një punë janë shumë të ulëta.

Iliq vuri në dukje se e djathta në Serbi po e shfrytëzon krizën ekonomike dhe politike dhe kujtoi se në bllokadën e autostradës afër Qendrës Sava u shfaq një organizatë e quajtur Eco Company, e cila nuk pati sukses përveç një pankarte të madhe dhe se nuk ia dolën.

- Advertisement -

Studenti i Fakultetit Teknologjik dhe Metalurgjik, Andrija Drobnjak tha se edhe pse njerëz nga pjesë të ndryshme të Serbisë po marrin pjesë në tubim, ata në përgjithësi mund të pajtohen se qeveria aktuale nuk u përshtatet studentëve dhe se ata dolën para Sekretariatit të Përgjithshëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

I pyetur se si do ta vlerësonte qëndrimin e qeverisë ndaj studentëve, Drobnjak tha se pyetja ishte nëse një qëndrim i tillë ekzistonte fare.

- Advertisement -

Ndryshe, Vuçiq po përballet me pakënaqësi dhe protesta të mëdha shkaku i Ligjit për Shpronësim si dhe Referendum

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit