5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Sulmuesi nga Kosova që ‘tmerroi’ serbët me shqiponjën dy-krenare me deklaratë të madhe për ndeshjen Çeki – Kosovë

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.

- Advertisement -

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, “Dardanët” do të përballen në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë.

Ndeshje e vlefshme për grupin A do të vendosë fatin e të dyja skuadrave për një kualifikim eventual në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.

- Advertisement -

Ndeshjen në fjalë është duke e pritur me entuziazëm edhe sulmuesi nga Kosova Erfan Zeneli, i cili aktualisht luan te HJK Helsinki në Finlandë.

Zeneli thotë se ka pritje të mëdha nga Kosova në këtë ndeshje.

- Advertisement -

“Po e pres ndeshjen e sotme me pa durim. Kam ndjenja të mira për ndeshjen e sotme dhe nëse luajmë në nivelin siç kemi luajtur deri më tani, besoj se mund ta besojmë Çekinë në vendin e tyre”, ka thënë fillimisht Erfan Zeneli.

Tutje, Zeneli thotë se nuk është aspak i befasuar me arritjen e Kosovës deri këtu derisa mendon se lojtarët janë të uritur për suksese.

“Të them të drejtën nuk jam i befasuar pasi që lojtarët kanë bërë lojë të mirë dhe ata janë të uritur për suksese”, vlerësoi Zeneli

Për fund, pyetjes nëse do t’i bashkohet festës së popullit të Kosovës në Kosovë në rast të kualifikimit në ‘Euro 2020’, Zeneli u përgjigj:

“Po, gjithsesi. Vetëm le të fitojmë se do të festojmë”.

Ndryshe, ndeshja e sotme mes Republikës çeke dhe Kosovës zhvillohet sonte nga ora 20:45 në ‘Doosan Arena’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit