7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sveçla ia qon një “selam” Veliut: Veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar ndaj deklaratave të Xhelal Svecles duke e akuzuar për mashtrim të opinionit publik, hyrje në dhomën e përgjimeve dhe mashtrim për tenderin me targa.

- Advertisement -

“Xhelal Sfeçla me shokë, në vend se të turpërohet që la qytetarët e Kosovës pa targa dhe pa dokumente të tjera personale, po bën përpjekje dëshpëruese, të shoqëruara me gënjeshtra, me qëllim të manipulimit të opinionit publik për këtë proces. Njeriu, i cili gjatë qëndrimit të tij në MPB, nuk kreu asnjë punë përveç që dha leje të lëvizjes për dostat e tij, në vend se të jap llogari për hyrjet në dhomat e përgjimeve dhe për kasafortën ku gjendeshin dokumente të klasifikuara që e la të hapur kur doli, gjen kohë dhe pa fije turpi del në një emision dhe hedh akuza për procedura e tenderë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mua.”, shkruan ai.

I menjëhershëm qe eshte reagimi i ish-ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla, shkruan IndeksOnline.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ia ktheu Veliut duke i thënë se “, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë”.

- Advertisement -

“KOTËT kot e kanë.

Mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë.

- Advertisement -

Mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv.

HAJNAT N’BURG!”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit