7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Takimeve Zaev-Mickoski-Pendarovski t’i përgjigjemi me një takim “shqiptarçe” (Video)

Rekomandime

Pas kryeministrit Zoran Zaev, edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, e pret në një takim kokë më kokë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.

Në takimin e parë u vendos shtyerja e procesit të regjistrimit, ndërsa në takimin e dytë diskutohet edhe për ngjarjet e “27 Prillit”. Për këto dy ngjarje të rëndësishme në vend, takimet i zhvillojnë politikanët maqedonas pa prezencë të shqiptarëve.

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së “Alternativës”, Zeqirja Ibrahimi tha se kjo ndodh pasi politikanët maqedonas e shohin shtetin si pronë të tyre etnike. Andaj, ai vlerëson se është momenti që këtyre veprimeve të njëanshme, polikanët shqiptarë t’i përgjigjen me një takim mes tyre.

“Pendarovskit si duket i mbeti shumë merak se ai po mbetet maqedonasi i vetëm që nuk ka qasje antishqiptare dhe më duket se kështu dëshiron që edhe ai ta dëshmojë veten se është në vijën e njejtë që janë Mickoski dhe Zaevi.

- Advertisement -

Derisa para 2-3 javësh u takuan Zaevi e Mickoski për ta anuluar regjistrimin e popullësisë tash po takohen prap Mickoski e Pendarovski për t’i amnestuar teroristët e “27 Prillit” që përveç rrënimit të rendit kushtetues dhe Kuvendit, e shkaktuan edhe dhu.nën për shuarje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Dhe kjo të bëhet pa asnjë përfaqësues shqiptarë, kjo flet se ata nuk i përfillin shqiptarët dhe nuk kanë asnjë interes për shqiptarët.

- Advertisement -

Andaj kujtoj se ndodhta është koha që të mendojmë për ndonjë alternative tjetër, nëse ata nuk na duan neve dhe nuk duan që shqiptarët të jenë pjesë e atyre takimeve, atëherë duhet shqiptarët të kërkojnë një takim “shqiptarçe” dhe të shohim se ku do të del kjo punë.

Më vjen keq që kemi ardhur në këtë fazë por për gjërat vendimtare të shtetit nuk mund të vendos as Pendarovski, as Mickoski, as Zaevi sepse çmimi që paguhet për ato gabime mund të jetë i jashtëzakonshëm dhe mund të na kthejë në Maqedoninën e para vitit 2001. Më vjen keq që edhe në vitin 2021 kur ne presim datë për fillim të negociatave me BE-në, ka politikanë që bartin poste të larta të shtetit, siç është ai i presidentit dhe kryeministrit që shtetin e shohin si pronë etnike të kombit maqedonas dhe për çështje të shtetit ata flasin si për çështje të mahallës së tyre e jo si për çështje të përbashkëta të shtetit.

Është për të ardhur keq, por kur mund të shpie kjo nuk mund të paragjykojmë por se nuk është shenjë e mirë, jemi të bindur të gjithë”, tha Ibrahimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit