3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Takimi me Borellin, vjen ‘goditja’ e rëndë për Albin Kurtin, ja arsyeja!

Rekomandime

“E befasishme ishte harresa e Albin Kurtit, i cili nuk kërkoi që dialogu me Serbinë mund të vazhdohet vetëm pasi të jenë kompensuar dëmet e luftës nga Serbia! Në ishte kjo harresë e qëllimshme apo e rastësishme e Albin Kurtit, le të mbetët në ndërgjegjen e tij, por qytetarët e vendit i kanë akoma të freskëta deklarimet dhe fjalimet e tij gjersa ishte në opozitë për dëmet e luftës, ndërsa tani në cilësinë e pretendentit të kandidatit për kryeministër e harroi fare këtë temë sa të ndjeshme po aq të dhimbshme për qytetarët e vendit”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në vizitën e tij të parë në Kosovë i takoi dhe bisedoi me përfaqësues të të gjitha partive politike.

- Advertisement -

Mirëpo ajo që është pritur nga ky takim, në të cilin është folur për nevojën e fillimit të shpejtë të dialogut me Serbinë, ka qenë mos kushtëzimi i këtij dialogu me kërkim falje nga ana e Serbisë për krimet e dhe dëmet e luftës, dhe mungesa e kushtëzimit nga pala kosovare, ndaj Serbisë por edhe ndaj BE-së, që këto bisedime të mos fillohen pa i kompensuar shteti serb krimet dhe dëmet që ia shkaktoi Kosovës gjatë luftës së fundit.

Kjo temë, së paku sipas njoftimeve zyrtare, nuk është hapur si çështje as nga kandidati për kryeministër Albin Kurti por as nga përfaqësues të partive të tjera politike, pozita apo opozita e ardhshme.

E analisti politik, Florim Zeqa e ka cilësuar këtë heshtje të kësaj teme, si sjellje prej servile dhe frikacakësh që e kanë bërë përfaqësuesit e politikës kosovare në këtë takim.

- Advertisement -
Florim Zeqa

Vizita e parë e përfaqësuesit të artë të BE-së, Josep Borell në Kosovë e shpërfaqi edhe një herë gjendjen e politikanëve kosovarë, servil e mjeranë që vetëm zbatojnë urdhra të ndërkombëtarëve për mbrojtjen e interesave personale. Sikurse deri më tani, edhe kësaj radhe klasa politike kosovare në takim me Borellin i harroi krimet dhe dëmet miliardësh të luftës.

E befasishme ishte harresa e Albin Kurtit, i cili nuk kërkoi që dialogu me Serbinë mund të vazhdohet vetëm pasi të jenë kompensuar dëmet e luftës nga Serbia!

- Advertisement -

Në ishte kjo harresë e qëllimshme apo e rastësishme e Albin Kurtit, le të mbetët në ndërgjegjen e tij, por qytetarët e vendit i kanë akoma të freskëta deklarimet dhe fjalimet e tij gjersa ishte në opozitë për dëmet e luftës, ndërsa tani në cilësinë e pretendentit të kandidatit për kryeministër e harroi fare këtë temë sa të ndjeshme po aq të dhimbshme për qytetarët e vendit.

Po shihet qartë se edhe Albin Kurti dalëngadalë po i vardiset vargut të politikanëve të dështuar, të cilët asnjëherë deri më tani nuk e kanë adresuar këtë dështim të shtetit në raport me qytetarët dhe kompanitë e prekura nga dëmet e luftës”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, është jo pak më tepër e turpshme të tentosh ta mbulosh këtë njëzetvjeçar të dështuar me kamuflime ligjore e rezoluta, me deklarata bombastike për konsum të brendshëm politik për arritjen e qëllimeve personale në karrierën politike.

Anashkalimi i temës së dëmeve të luftës në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, është edhe një tallje tjetër e kësaj klase politike të kriminalizuar, e cila pa marrë parasysh nga cila parti është, të gjithë luftojnë vetëm për pushtet dhe privilegje të veta.

Shkaku i inkriminimit të thellë dhe lidhjeve me nëntokën kriminale, asnjë parti politike dhe asnjë politikanë nuk e ka guximin të mendojë, e lërë më të veproj për ngritjen e padisë ndaj shtetit serb për krimet e luftës dhe dëmet e pallogaritshme dhe të jashtëzakonshme.

Prandaj është e kotë të presim se me këtë klasë kusarësh politik, Kosova mund të arrijë ndonjë rezultat në zbardhjen e krimeve dhe dëmeve të luftës, për shkak se klasa aktuale politike janë realisht sunduesit e Kosovës, të cilët u treguan miopë e të paaftë, saqë, në vend se të bëhej një gjykatë për krimet e luftës nga regjimi i Milosheviqit, ia bënë vetes një Tribunal Special, nga i cili Kosova do të dali e dëmtuar në rrafshin politik, luftarak dhe historik”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit