Një burrë është rrëzuar nga një ndërtesë e lartë pasi u përpoq të largohej pa u zbuluar nga shtëpia e të dashurës së tij që ishte e martuar.
Në një video, që thuhet të jetë filmuar më 10 shtator në qytetin Maoming në Kinë, duket një burrë i cili është i veshur vetëm me një bluze dhe të mbathura ndërsa përpiqet të zbresë një ndërtesë të lartë pa asnjë mjet sigurie.
Sipas ‘thashethemeve’ që qarkullojnë në rrjet, burri në video është kapur ‘mat’ nga familja e të dashurës së tij të martuar pasi u kthyen në shtëpi në mënyrë të papritur.
Ende nuk dihet sesi ai arriti të kalonte nga dritaret tek pjesa ku shfaqet duke qëndruar në videon e filmuar nga një ndërtesë aty pranë. Më tej shihet që ai qëndron i mbajtur në mënyrë të rrezikshme ndërsa bën edhe një telefonatë emergjente.
Videoja u bë shpejt virale në mediat sociale Weibo në Kinë. Gjithsesi, për fat të keq në disa pamje të tjera ai duket i shtrirë në tokë pasi mesa duket është rrëzuar nga ndërtesa.
Autoritetet në vend nuk kanë bërë ende një deklaratë për të konfirmuar nëse burri i shtrirë në tokë është ai që qëndronte sipër ndërtesës dhe nëse ka ndërruar apo jo jetë.