3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Teologu kosovar: Në Kuran nuk paraqitet që gruaja duhet ta mbulojë fytyrën

Rekomandime

Teologu kosovar: Në Kuran nuk paraqitet që gruaja duhet ta mbulojë fytyrën

- Advertisement -

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti ka thënë se në Kuran nuk paraqitet që gruaja duhet ta mbulojë fytyrën, as nuk është traditë shqiptare.

“Është kulturë e popujve të caktuar, është prodhim kulturorë, është prodhim shoqërorë, nuk është urdhër fetar në asnjë nga parimet fetare” tha Hamiti.

Ai po ashtu ka thënë se hoxhallarët duhet të orientuar në kohë dhe hapësirë, dhe të mos flasin me atë mentalitetin e huazuar të një prirës fetar në botën ku kanë studiuar, por duhet pasur parasysh atë që i përshtatet edhe vendit edhe rrethanave të interesit të përgjithshëm shoqërorë

- Advertisement -

“Mendoj se hoxhallarët duhet të orientuar në kohë dhe hapësirë, kanë nevojë të orientohen më shumë në kohë dhe hapësirë, të mos flasin me atë mentalitetin e huazuar me metodologjinë e huazuar të një prirësi fetar në botën ku kanë studiuar”, thotë ai.

“Edhe unë kam studiuar atje, dhe e kam pa se si ligjërojnë dhe si ata i qasën shoqërisë, është një shoqëri me një mentalitet krejt tjetër gjeopolitik dhe gjeostrategjik me rrethanat që ne jetojmë , duhet pasur parasysh atë që i përshtatet edhe vendit edhe rrethanave të interesit të përgjithshëm shoqërore. Nuk mundësh asnjëherë me fol me një mentalitet të një bote tjetër, një vendi tjetër, përndryshe dëmi është më i madh se sa dobia,tha Hamiti në Kanal10.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit