Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Bullgarisë
Bullgaria ka mbetur pa trajner kur kanë mbetur të zhvillohen edhe dy ndeshje deri në përfundimin e fazës së grupeve për kualifikueset e EURO 2020, shkruan Reporteri.net
Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje katër ditë pasi tifozët bullgarë bën thirrje raciste ndaj futbollistëve anglezë.
Anglia e mposhti 6-0 Bullgarinë, ndërsa takimi ishte ndërprerë për disa minuta shkaku i thirrjeve raciste të tifozëve.
BREAKING: Bulgaria manager Krasimir Balakov ‘resigns’ following England racism storm https://t.co/NVZ0BVWJNy pic.twitter.com/zSpR0C52qR
— Mirror Football (@MirrorFootball) October 18, 2019
Ndryshe, shkaku i këtyre veprimeve Bullgaria pritet ta merr edhe një dënim të rëndë nga UEFA.