Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur këtë pasdite Shqipërinë.
- Advertisement -
Sipas EMSC-së lëkundjet janë ndjerë rreth orës 16:00, ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 2 kilometra. Po sipas EMSC, mesohet se epiqendra ka qenë 5 kilometra afër Lushnjes.
Ende nuk bëhet e ditur për dëme njerëzore apo materiale.