Tetë lojtarët e Prishtinës që dolën pozitiv me Covid-19 në Gjibraltar kanë marrë mbrëmë testet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Nga tetë lojtarët, gjashtë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa vetëm dy negativë, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle.
Njëri nga të dalët negativ është mbrojtësi anësor, Besnik Krasniqi.
Lojtarët që kanë dalë pozitivë do vazhdojnë izolimin.
Ata kanë qëndruar së bashku të izoluar që prej mbërritjes së skuadrës në Kosovë.