0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi e Kurti mund të përfundojnë në Kushtetuese

Rekomandime

Prioritet për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të jetë vazhdimi i menaxhimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, para se t’i japë përgjigje letrave të presidentit për çështjen e mandatarit. Megjithatë, në Zyrën e kryeministrit të hënën kanë thënë se, në një periudhë jo të largët Kurti do t’i analizojë letrat e Thaçit dhe në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i kthejë përgjigje, shkruan KOHA.

- Advertisement -

Presidenti dhe kryeministri në detyrë kanë shfaqur interpretime kundërthënëse për zgjidhjen që duhet t’i jepet vendit pas mocionit të suksesshëm ndaj Qeverisë Kurti. Kjo betejë, sipas juristëve, pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

”Duke marrë parasysh rëndësinë jetike të betejës kundër virusit COVID-19, prioriteti i parë i kryeministrit dhe i gjithë Qeverisë është menaxhimi i kësaj pandemie, që për qëllim ka mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përballë kësaj sfide, çdo çështje politike apo partiake duhet konsideruar e rëndësisë dytësore dhe tretësore”, ka thënë për gazetën zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

“Përkundër të gjithave, z.Kurti, në cilësinë e tij si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të gjejë një mundësi adekuate dhe jo të largët për të analizuar, me kujdesin e duhur, letrat e dërguara nga presidenti, si dhe për t’iu kthyer përgjigje atyre”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Gazeta ka pyetur në Zyrën e Presidencës se deri kur do të presin përgjigjen dhe për veprimet që planifikojnë t’i ndërmarrin, por ka munguar përgjigjja e tyre.

Presidenti Hashim Thaçi të enjten e kaluar ka ndërmarrë veprimin e parë në tentimin për ta krijuar një qeveri tjetër, duke i shmangur zgjedhjet e reja. Pasi finalizoi konsultat me të gjitha partitë parlamentare, Thaçi ia ka dërguar dy letra kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, për t’ia kërkuar një mandatar të ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit