12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Behgjet Pacolli s’e kalon as “pragun” e PZAP-it

Rekomandime

Kandidatët për deputetë nga koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, Behgjet Pacolli, Islam Pacolli, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Valdrin Lluka, Refiqe Tërnava dhe Sedat Ismajli, më 10 tetor 2019 kanë bërë ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke pretenduar se votat e fituara në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 janë në mospërputhje me rezultatet e tyre si kandidatë të paraqitura në formularin e rezultateteve të kandidatëve dhe siç janë ankuar, të “thënave reale që kanë arritur nga vëzhguesit dhe komisionarët e tyre”.

- Advertisement -

Sipas kandidatëve të lartpërmendur mospërputhja ka ndodhur në numrin më të madh të qendrave të votimit në Malishevë, Prizren, Klinë, Pejë, Ferizaj dhe Drenas, me ç’rast kanë kërkuar rinumërim të votave.

Por, një ankesë e tillë është hedhur si e parakohshme nga PZAP-i, thuhet në dokumentin që e posedon “Front Online”.

Përndryshe, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), koalicioni Nisma Socialdemokrate, AKR dhe PD, nuk ka arritur pragun prej 5 përqind sa kërkohet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, pasi që ky koalicion ka marrë 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.

- Advertisement -

Më poshtë mund ta gjeni vendimin e plotë të PZAP-it:

Arsyetim

- Advertisement -

PZAP-I, ka pranuar një ankesë me datë 10.10.2019, nga kandidatët, Behxhet Pacolli, Islam Pacolli, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Valdrin Lluka, Refiqe Tërnava dhe Sedat Islmajli, nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, paraqitur kundër KQZ-së, duke pretenduat se votat e fituara në kuadër të koalicionit Nisma-AKR-PD, kanë rezultuar se janë në mos përputhje me rezultatet tona si kandidat të cilat janë paraqitur në formularin e rezultateve të kandidatëve dhe të dhënave reale që kanë arritur nga vëzhguesit dhe komisionarët tanë. Më tutje theksojnë se mospërputhja ka ndodhur në numrin më të madh të qendrave të votimit në Malishevë, Prizren, Klinë, Pejë, Ferizaj dhe Drenas, për të cilat kërkojnë rinumërimin e tyre.

Paneli, pas shqyrtimit paraprak të lejueshmërisë së ankesës gjeti se:

Ankesa është e palejuar

Paneli nuk është lëshuar fare në vlerësimin e pretendimeve ankimore, lidhur me shkeljet e pretenduara në ankesë përkitazi me parregullsitë e pretenduara gjatë numërimit të votove dhe mos përputhja e rezultateve në numrin më të madh të qendrave të votimit në Malishevë, Prizren, Klinë, Pejë, Ferizaj dhe Drenas, për faktin se shkeljet që ndërlidhen me rezultatin e votimit, duhet të parashtrohen me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtarë nga KQZ-ja, e jo në këtë fazë të procesit zgjedhor.

Në rastin konkret nga KQZ-ja, nuk është marrë vendim përfundimtar mbi shpallen e rezultatit përfundimtarë, andaj Paneli vendosi që ta hedhë si të parakohshme ankesën e ankuesit.
Hedhja e ankesës së Behxhet Pacollit, Islam Pacollit, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Valdin Lluka, Refiqe Tërnava dhe Sadat Islmajli, nuk e paragjykon çështjen dhe ankuesit nuk i mohohet e drejta që mbi këtë bazë, të paraqes ankesa tjera, pas shpalljes të rezultatit përfundimtarë nga KQZ-ja.

Në momentin e publikimit të rezultatit përfundimtarë nga KQZ-ja, palët e pakënaqura në pajtim me nenin 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, mund të ushtroj ankesë në afatin prej 24 orëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit