1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Thaçi “vulos” nga Haga paktin me Isa Mustafën: Qeverisin së bashku dhe përzënë Ramushin?

Rekomandime

Ndërsa të gjithë pritnin sipas paralajmërimit të Ramë Bujës se PDK do të mblidhte kryesinë për të marrë një “vendim të fortë”, gjithçka është shtyrë për disa ditë më pas.

Pikërisht deri në zhvillimin e procesit për statusin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit; në paraburgim apo në liri.

- Advertisement -

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës, duket se do të shkelë qëndrimin e mbajtur pas zgjedhjeve të 6 tetorit që të qëndrojë në opozitë pasi kështu deshën qytetarët dhe është bërë gati të hyjë në një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Burime të rëndësishme në PDK i thanë Pamfletit që ka dy muaj që janë zhvilluar bisedime sekrete ndërmjet PDK-së dhe LDK-së dhe është biseduar për çdo detaj, por gjithçka u la që të nisë pas zyrtarizimit të akuzës nga Haga ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Siç mësohet, ka qenë vetë Thaçi që i ka lëvizur bisedimet me Isa Mustafën që të mos humbë lidhjen me pushtetin pikërisht tani që ka “rënë nga fiku”.

- Advertisement -

Pakti mes PDK-së dhe LDK-së duket se synon të zgjasë deri në vitin 2023 dhe siç mësohet do të vijojë edhe për zgjedhjet lokale, në mënyrë që të markohet nga një rritje e pritshme e Vetëvendosjes. Pakti përfshin që Presidenti i ri i Kosovës do të zgjidhet me “rrënjë në PDK”, pra mendohet që të jetë një figurë jo politike por që të dalë nga koka e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ndërkaq, qeverinë do ta mbajë LDK-ja me Avdullah Hotin, e sipas gjasave Ramush Haradinaj do të kalojë në opozitë.

- Advertisement -

Vetë Hoti e paralajmëroi sot se ose duhet një pakt për Presidentin e ri, ose shkojmë në zgjedhje. Kjo trimëri e Hotit, e cila nuk i ka përmendur fare zgjedhjet prej kohësh pasi ka humbur mazhorancën, duket se ka ardhur pikërisht pas një rakordimi mes PDK e LDK për të rimarrë koalicionin e madh që e patën në 2014-n.

PDK ka 24 deputetë, ndërsa LDK ka 28 deputetë. Të dy bashkë bëjnë 52 plus 12 që janë dy grupet e vogla 6+ dhe Nisma bëjnë 64 deputetë.

Për të zgjedhur Presidentin e ri duhen 80 deputetë, gjë që i detyron të bëjnë koalicion ose me Ramush Haradinajn ose me Listën Serbe. Më këtë të dytën sipas gjasave do të vijojë që të jetë në qeveri, por edhe pse jo me kontroll mbi mazhorancën.

PDK synon që me propozimin për President të tërheqë erdhe vetëvendosjen në votim, pasi po studiohet një emër që është i lidhur shumë me UÇK-në dhe sipas gjasave është gjetur por po mbahet sekret.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit