-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Ti je i papërgatitur” Syla dhe Gjinovci përfshihen në debat të ashpër për Kurtin

Rekomandime

Gazetari Valon Syla dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur gjatë debatit ku diskutohej rreth deklaratës së Kurtit në Parlamentin Evropian se nuk beson që marrëveshja e Washingtonit është menduar të implementohet.

Syla në Pressing të T7 tha se Kurti është kryeministri i parë që po e shanë marrëveshjen e Washingtonit.

- Advertisement -

“Ky sot në Bruksel doli, pasi që tha se nuk po më pëlqen data, po ua ndërroj datën, këta i thanë ani bravo, ky të dytin mesazh tha s’po më pëlqen marrëveshja e Washingtonit. Nëse dikush i frikësohet një diplomatit kosovar në Bruksel është që thotë çka kanë folë këta Prishtina me amerikanët që nuk po e dimë na”, tha Syla.

“Këta kanë fol bre me amerikanët”, e kundërshtoi Gjinovci.

“Po ky doli publikisht tha marrëveshja e Washintonit s’po më pëlqen, i pari kryeministër që e shanë marrëveshjen e Washingtonit”, vazhdoi Syla.

- Advertisement -

“O Valon, po ti s’po i përcjell as lajmet gjatë ditës, po vjen këtu i papërgatitur”, i tha Gjinovci.

“Ai tha: Marrëveshja e Washingtonit është ë pakënaqshme dhe nuk pajtohem me të, Albin Kurti midis Brukselit me goje të vetë e tha”, insistone Syla.

- Advertisement -

“Nuk tha, nuk tha, po as që e ke percjell, a po e sheh”, vazhdoi ta kundërshtone Gjinovci.

“Po ti tash a po mundohesh me mohu a”, e pyeti Syla.

“Dy sene je tu i thënë gabim. E para Kosnett ka postu foto të takimit virtual me Palmer dhe me Kurtin edhe tha diskutuam për dialogun dhe vizitën e tij në Bruksel lidhur me dialogun”, tha Gjinovci.

“A e ka përmned njohjen reciproke? Po se ka përmend pra”, përfundoi Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit