5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ti Rozeta Hajdari, mos pleqno se nuk të shkon ty pleqnimi

Rekomandime

Ti Rozeta Hajdari, mos pleqno se nuk të shkon ty pleqnimi, po trego ti pse në kohë pandemie bëhesh arrogante dhe e ngrit n’detyrë gruan e dikujt veç pse ai shkruan mirë për juve.

Qe 16-të vjet punoj në ministrinë e kulturës, s’u kujtu kush me më ngrit n’detyrë, aq e ‘paaftë’ që jam, sepse ‘kushton’ m’u avancu.

- Advertisement -

Mos na trego ti neve qysh bëhesh ‘dikushi’ në qeverinë e Kosovës?

Ti tash del e thua se anëtarët e VV të emëruar në borde, janë profesionistë dhe të përkohshëm.

S’paska Kosova profesionistë, që i përshkruan ti me togfjalëshin e gërditshëm për ta ndalë ‘gjakderdhjen financiare’.
A e din ti moj zojë sa profesionisti i papunë sillet rrugëve i pashpresë. Pse s’po kujtohesh për ata?

- Advertisement -

S’ka korrupcion të përkohshëm.
S’ka politizim të përkohshëm të bordeve.
Ka veç politizim dhe korrupcion, edhe nëse veç një minutë zgjat ai politizim i bordeve.

E di që jeni veç njerëz (të gabuar), por ju nuk u dasht me na dhenë premtime për qeverisje të pagabuar.

- Advertisement -

Albin Kurti, nuk guxon me qenë as i dyshimt se lëre më ‘fajtor’.

Agim Veliu u shkarkua për një fjalë goje.
Agim Veliu u shkarku veç për një ‘fjalë goje’.

Kush e dëmtoi Kurtin më shumë?
Fjala ‘e jashtëzakonshme’ e Agim Veliut apo veprimi korruptiv i zakonshëm dhe i ultë i emërimit të bordeve nga ministrja e VV.

Ne nuk jemi mësu mirë, se të keqen e njohim si paren e kuqe, prandaj z.Kurti as mos provo me na mbajtë ‘orë pedagogjike’ me
na bind për me ta pranu ‘korrupcionin e përkohshën’.

Fshije.
Ka rrugêdalje: Qysh ke ditë me shkarku Agim Veliun pa dhimbt, pa t’bë gjë njeri (veç prej mendjemadhësisë tënde), shkarkoje tash ministrin tënd që e flliqi me vepra korruptive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit