Kanë kaluar mbi dhjetë minuta lojë në ndeshjen mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës në ‘Doosan Arena’.
Ashtu si në ndeshjet tjera edhe sonte, tifozët e Kosovës e kanë nderuar legjendën e futbollit, të ndjerin Fadil Vokrri, raporton Zëri.info.
Në minutën e nëntë, tifozët e Kosovës kanë ndezur dritat në shenjë nderimi për Vokrrin.
Përfaqësuesja e Kosovës shpreson të triumfojë sonte në ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në instancat më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA.
Image
Në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, djelmoshat e Bernard Challandes janë duke u përballur në një ndeshje jetike me Republikën e Çekisë.
Momentalisht, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.