15.5 C
London
E shtunë, 16 Tetor, 2021

Tifozët reagojnë të zemëruar pasi Xhaka emërohet kapiten i Arsenalit

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Shumë tifozë të Arsenalit kanë reaguar të zemëruar ndaj vendimit të trajnerit të Arsenalit, Unai Emerys, i cili e ka emëruar mesfushorin Granit Xhaka si kapiten të parë të klubit londinez, në vend të Laurent Koscielnyt, që u transferua në Bordeaux gjatë afatit kalimtar të verës.

Transmetuesi Publik Britanik, BBC, raporton se Unai Emery ia tregoi skuadrës së tij vendimin për rolin e kapitenit të premten, pasi u konsultua fillimisht me futbollistët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori me origjinë nga Kosova, i cili e përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, e ka drejtuar skuadrën e Arsenalit në gjashtë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa i ka bërë mbi 100 paraqitje për Arsenalit që kur iu bashkua klubit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach.

Por, vendimi për t’ia dhënë Xhakës shiritin e kapitenit nuk është pritur mirë nga të gjithë tifozët, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të fundit këtë sezon, kur edhe është fishkëllyer nga vetë tifozët e Arsenalit.

“Si dreqin erdhi Emery te vendimi se Xhaka është personi më i mirë për të qenë kapiten i Arsenalit? Ai sapo e ka konfirmuar se s’ia ka idenë çfarë po bën. Kjo është një vepër për të cilën mund të shkarkohesh. Emery jashtë”, shkroi @Rnewman1986.

“@Arsenal si ka mundësi që mesfushori më i keq i Arsenalit, i cili na kushton rregullisht me pikë, emërohet kapiten? A doni t’iu kthehet ndonjëherë mbështetja e tifozëve?”, shkroi @EmbyMby.

Absolutisht qesharake. Ky është problemi në Arsenal. Granit Xhaka nuk duhet të jetë as në 11-shen startuese e lëre më të emërohet kapiten”, shkroi @molayokun1.

“Do të kishte qenë më mirë sikur të mos kishim kapiten. Kurrë se kam ditur se shpërblehesh për të qenët i pavolitshëm në fushë dhe për bërjen e shumë gabimeve”, shkroi @FutbollFan5.

“Mua më pëlqen Emery, por Xhaka si kapiten është turpëruese dhe kjo do të rezultojë me shkarkimin e tij. Djaloshi s’është as futbollist e lëre më kapiten i Arsenalit”, shkroi @LeeGunner82.

Ndeshja e radhës, e para për Xhakën si kapiten permanent, do të jetë kundër Manchester Unitedit të hënën, në kuadër të Premierligës.

Emery është ende duke e shqyrtuar se cilin lojtar ta emërojë zëvendëskapiten, pasi që sulmuesit Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë ende dy kandidatët kryesorë për këtë rol.

Vendimi i Emeryt për ta emëruar Xhakën kapiten mund të mos pritet mirë nga shumë tifozë, pasi që 27-vjeçari u fishkëllye nga tifozët gjatë ndeshjes kundër Aston Villës fundjavën e kaluar, përderisa vendi i tij në skuadër duket se është në rrezik, për shkak të Mateo Guendouzzit dhe Dani Ceballosit.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img