Tifozët e Yllit të Kuq kanë kënduar këngë se Kosova është Serbi, derisa kanë shkaktuar trazira në kryeqytetin zviceran
Policia zvicerane kishte paralajmëruar për kujdes, dhe ashtu ndodhi.
Para ndeshjes së kualifikimeve në Ligën e Kampionëve mes Young Boys dhe Yllit të Kuq të Beogradit, tifozët serbë kanë shkaktuar trazira në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Raportohet se një person është lënduar, derisa gjithashtu është dashur intervenimi i policisë vendase për të qetësuar situatën.
Por, tifozët serbë kanë kënduar edhe këngë Kosovës, se “Kosova është Serbi”, derisa në një video të shpërndarë në internet, shihet duke sulmuar disa persona që ndodhen në një apartament, e që mendohet se janë shqiptarë.
Sigurisht se klubi serb pritet të dënohet, derisa ndeshja përfundoi 2:2.
Mediat serbe kanë shkruar se ishte provokim i shqiptarit, por në video, shihen vetëm serbët duke kënduar “Kosova, zemra e Serbisë”.