13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tifozi anglez mahnitet nga mikpritja, tregon se çka po i pëlqen më së shumti në Kosovë

Rekomandime

Në prag të ndeshjes Kosovë-Angli, kryeqyteti u mbush me shtetas anglez të cilët erdhën në Kosovë për ta parë nga afër ndeshjen e ditës së diel.

- Advertisement -

Disa nga ta po e shijojnë mjaft mirë në lokalet e Prishtinës festën e cila ka nisur tash e pak ditë për ndeshjen e madhe Kosovë-Angli.

Grace Imogen, shtetas anglez, në një prononcim për Indeksonline thotë se ajo çka po e befason për të mirë, është pritja fantastike që iu bë atij dhe shokëve të tij në Prishtinë.

“Është hera ime e parë këtu dhe po kënaqem tej mase, nuk kam dëgjuar më parë për këtë qytet por tashmë kam filluar ta dua. Na kanë pritur shumë mirë. Ajo çka po e duam këtu janë birrat por edhe femrat këtu janë shumë të bukura, jam i mahnitur. S’dua ta komentoj rezultatin por Kosovës i dëshiroj suksese, lojtarët e juaj janë të talentuar shumë”.

- Advertisement -

Sipas Darcey Maryam, në çdo vend të botës që kishte shkuar nuk kishte marrë mikpritje më të ngrohtë se në Kosovë.

Ai thotë se vendet e tjera i kanë fyer dhe sulmuar, derisa shprehet se në Kosovë ndihet si në vendin e tij.

- Advertisement -

“Kam qenë çdo ku vetëm, në Prishtinë jo, për Prishtinën kam dëgjuar përmes luftës së fundit. Po kam qenë edhe në Beograd, por dallon pritja e juaj me të atyre. Kosovarët janë shumë që shoqërueshëm, janë mikpritës e mbi të gjitha na kanë ofruar ngrohtësi me parullat e tyre. Ne kur kemi qenë në vendet e tjera nuk jemi pritur kështu, jemi sharë e sulmuar shumë herë por mund të them se në Kosovë këto dy ditë që i kam kaluar jam ndier si në shtëpinë time. Kam bërë shumë shoqëri këtu, nuk i dihet ndoshta edhe martohem me një kosovare. Nga ndeshja pres rezultat të barabartë 1-1. Kosova e meriton fitoren, djemtë e kombëtares së juaj më kanë lënë pa fjalë”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit