4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Ministria e Shëndetësisë: Mos bini pre e publikimit të “recetave” për COVID-19

Rekomandime

Një “recetë” e publikuar dje në rrejtët sociale kinse për trajtimin e personave të prekur me COVID-19, është shpërndarë me të madhe nga shumë persona.

Sot Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e publikimeve të tilla, trandmeton IndeksOnline.

- Advertisement -

Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtura “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë-shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit