Komuna e Prishtinës ka marr vendim sot që të mbyll parkun e Germisë, raporton Gazeta Express.
Kjo pasi që në këtë park është vërejtur një Ari.
Mirëpo, përkundër vendimit për mbylljen e këtij parku, dhe rrezikun nga Ariu, deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka vendosur që të dielën ta kaloj në këtë park.
Ajo ka publikuar disa fotografi nga parku i Germisë ku duket se ka shkuar për aktivitet fizik.
“E diela nē Gērmi”, ka shkruar Kadrijaj.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur sot se është mbyllur përkohësisht parku i Germisë.
Ahmeti ka thënë se kanë marrë këtë vendim për shkak të evitimit të rrezikut pasi në këtë park është vërejtur një ari.
“Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër. Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.