1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tomë Gashi zbulon detaje të reja për Gjykatën Speciale, tregon arsyen pse Specialja ngriti aktakuzën për Thaçin e Veselin

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi, është deklaruar edhe njëherë për aktakuzat e Gjykatës Speciale që janë ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Gashi thotë se, më 24 qershor Zyra e Prokurorit Special në Hagë përmes një njoftimi publik e bëri të qartë se dy muaj më herët, pikerisht në ditëlindjen e Hashim Thaçit ka ngirur aktkauzë kundër tij dhe kundër z. Kadri Veseli si dhe kundër 8 personave të tjerë për veprën penale të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit, ku sipas prokurorit janë rreth 100 viktima të vrarë të nacionaliteteve të ndryshme duke përfshirë edhe shqiptarë.

- Advertisement -

Gashi thotë se, Prokuororia Speciale aktakuzën e ka dërguar tek Gjyqtari i Procedurës paraparake, i cili ka afat deri në 6 muaj që ta konfirmoj apo jo këtë aktakuzë.

Prokrurori nuk i bëri të ditur emrat e 8 personave të tjerë të akuzuar së bashku me z. Thaçin dhe z. Veselin dhe këtë nuk do ta bëjë derisa Gjykata të mos e konfirmoj aktakuzën.

Prokurori ka vendos dhe Gjykata Speciale ka pranuar që të bëhet publike ngritja e aktakuzes kaq e rëndë për Presidentin Thaçi dhe z.Veselin me arsytim se kjo ka qenë e domosdoshme për shkak të informatave që Prokuroria i kishte, që sipas tyre Thaçi dhe Veseli po bënin veprime, me të cilat po e pengonin punën e Gjykatës Speciale dhe bërja publike ngritjes së aktakuzës ishte sipas prokurorisë veprim i domosdoshëm”, ka treguar Gashi për gazetën “Bota sot”.

- Advertisement -

Avokati thotë se Gjykata Speciale ka qenë e njoftuar dhe e ka aprovuar këtë njoftim publik të Prokurorit vërtetohet edhe me faktin se njoftimi për ngritjen e aktakuzës është në uebfaqen e Gjykatës Speciale.

Prokuroria nuk i ka publikur emrat e 8 personave të tjerë të cilët poashtu janë të akuzuar në këtë aktakuzë me Presidentin Thaçi duke i respektuar rregullat procedurale të gjykatës që të mos të bëhen publike emrat para se Gjykata ta konfirmoj aktakuzën. Kjo është arsyeja që ne nuk i dimë emrat e 8 personave të tjerë të bashkëakuzuar me Presidentin Thaçi”, pohon avokati.

- Advertisement -

Ai shton se, prokurori me këtë veprim të mos publikimit të emrave të tjerëve përveç Thaçit dhe Veselit ka dashur që ti përmbahet rregullave të procedurës që emrat të mos të bëhen publik pa konfirmimin e aktakuzës, por sipas prokurorit publikimi i dy emrave ishte i domosdoshëm.

Tanimë gjithçka është në duartë e Gjyqtarit të Gjykatës Speciale se a do ta konfirmoj apo jo aktakuzën e ngritur nga Prorkuroria dhe secili shqiptarë kudo që të jetë ndihet keq për ngritjen e aktakuzës ndaj Presidentit të shtetit të Kosovës, pa marrë parasysh preferencat politike dhe partiake, sepse me ngritjen e akuakuzës kundër Presidentit Thaçi është goditur edhe vet shteti i Kosovës ngase në momentin e publikimit në mediat botërore thuhej që Presidenti i shtetit të Kosovës është akuzuar për krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit, e duke e ditur që Presidenti përfaqëson shtetin kjo është një goditje që tashmë e ka marrë Kosova si shtet dhe që bëhej situata edhe më e rendë Presidenti Thaçi priti 5 ditë pas ngritjes së aktakuzës për të dhënë një komunikatë për media e cila ishte video dhe jo konferencë live dhe Presidenti i nuk dha dorëheqje nga posti i tij duke e mbajtur Kosovën ende nën kthetrat e akuzës për Krime lufte, dhe e vetmja gjë që ai sqaroi tha se do të jep dorëheqje nëse aktakuza konfirmohet”, potencon tutje avokati Gashi.

E kjo sipas avokatit, është tepër pak nga Presidenti në mbrotje të shtetit të Kosovës, sepse edhe ashtu nuk mund ta kryej funkcionin e presidentit në marrdhënie ndërkombëtare, ngase asnjë burreshtetas përveç Edi Ramës nuk pranon të takohet me Presidentin e akuzuar për krime lufte.

“Njoftimi për ngritjen e aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve nuk mund të jetë kurrëfarë befasie për atë që e ka lexuar raportin e Martyt, ku me dhejtëra herë përmendet emri i z.Thaçi”, tha ai.

Unë besoj se duhet të bëhet dallimi në mes të ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit si President dhe në mënyrë hipotetike ngritja e aktakuzës së tij nëse nuk do ta kishte këtë funksion shtetëror. Për këtë arsye po e themë që askush nuk duhet t’i gëzohet ngritjes së aktakuzës për presidentin e shtetit pa marrë parasysh që të gjithë e dimë presionin dhe insistimin kategorik të Hashim Thaçit në gusht të vititi 2015 për formimin e kësaj Gjykate”, deklaron ai.

Gashi shton se, procedurat tani më janë në Gjykatë, aktakzua është e ngritur dhe vetëm pritet vendimi i gjyqtarit.

Gjykata Speciale është një Gjykatë e themeluar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 e cila është shumë shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shqiptarët në përgjithësi, për shqiptarët e Kosovës në veçanti, e posaqërisht për ish pjesëtarët e UÇK-së dhe që është edhe më e keqja kjo gjykatë u formua edhe në emër të mbrojtjes së vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe tanimë Kuvendi i Kosovës nuk ka kurrëfarë roli në tentimet eventuale për shpërbërjen e Gjykatës Speciale, spese kjo Gjykatë tanimë është Tribunal Ndërkombëtarë dhe Kosova në momentin e formimit të kesaj Gjykate nuk ka kurrëfarë roli aktiv në punën e Gjykatës dhe kjo tani më është marrëveshje ndërkombëtare që Kosova duhet ta respektoj pa marrë parasysh që i akuzuari i parë doli të jetë vetë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”, përfundon avokati Tomë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit