22.2 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Trondit gazetari italian: Virusi i frikshëm ka dalë nga kontrolli, janë me mijëra të vdekur – erdhi nga laboratori ushtarak

Rekomandime

Drejtori i italianes “Tgcom24”, Paolo Liguori, ka deklaruar se një burim shumë i besueshëm i ka bërë me dije se coronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan ku realizohen eksperimente ushtarake.

- Advertisement -

Sipas burimeve të tij, janë mijëra persona të vdekur nga ky virus, por autoritete kineze thonë se janë vetëm 56 viktima.

“Kinezët janë munduar ta minimizojnë shifrën, por situata është e rëndë dhe e vështirë. Janë skenarë filmash, një virus që del nga kontrolli dhe shkakton dëme të shumta”, u shpreh Liguori.

“Kam marrë informacion nga një burim shumë i besueshëm se gjithçka ka lindur nga një laborator në Wuhan, ku studiohen virusët më të rrezikshëm në botë. Në vitet e fundit, ky laborator ka nisur edhe eksperimente ushtarake, që janë shumë sekrete. Një nga teknikët, në fillim të dhjetorit, është prekur nga virusi. Nuk është kuptuar kjo gjë dhe nga aty është përhapur”, tha Liguori.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit