3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Shqipëria ta çuditë botën: I riu shan një kinez për shkak të gripit Coronavirus

Rekomandime

Një video skandaloze është publikuar në mediat në Shqipëri, nga qyteti i Sarandës.

- Advertisement -

Siç shihet dhe në video, një i ri që po udhëton me makinë has në rrugë një shtetas kinez që po ecën në trotuar.

Ai hap xhamin e makinës dhe i drejtohet qytetarit kinez me fjalët: “Koronavirus, ptu të q…”.

Ky mund të konsiderohet një gjest aspak i hijshëm dhe krejtësisht i pavend, pasi një qytetar i thjeshtë kinez nuk mund të trajtohet në një mënyrë të tillë, për diçka për të cilën nuk ka asnjë faj.

- Advertisement -

Ndoshta vetëm personi që po i jep makinës mund të gjejë lidhjen mes qytetarit kinez që po ecën në një trotuar në një qytet shqiptar dhe Koronavirusit.

Videoja e turpshme është filmuar mesditën e sotme në qytetin bregdetar.

- Advertisement -

Kjo përbuzje ndaj qytetarit kinez që jeton në Shqipëri vjen pas përhapjes së virusit vdekjeprurës të quajtur “Koronavirus”, origjina e të cilit është në një pronvincë në Kinë.

Deri më tani virusi ka shkaktuar 107 viktima, ndërsa janë raportuar rreth 4500 persona të infektuar.

Deri më tani ende nuk është gjetur një kurë kundër këtij virusi, i cili prej disa ditësh ka tmerruar mbarë botën.

“Koronavirus, ptu të q…”, shoferi nga Saranda vandalizon shtetasin kinez që jeton në Shqipëri on Vidnews.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit