Nga Viktor Buzhala
Ne nuk duam që komshiu ynë të jetë i pasur. E urrejna po pati pare, me gjithë shpirt madje. Nuk ngajna që të bëjna pare vet, por ngajna, nuk lajna gur pa lëvizë që komshiu ynë, i afërmi, ai që na i qorron sytë përditë para shtëpisë kur e shohim, të jetë i varfër. Kaq na intereson dhe na plotëson egon.
Po qe i varfër na shkëlqejnë sytë kur ta shohim. E duam me shpirt, pasi e ndjejmë veten përmbi të dhe po e deshëm, po e mëshiruam, mendojna që e kemi vendin e sigurtë në parajsë.
Ne shashtrisemi po e pamë dikënd tu hangër burek. Po qe politikan, votat tona i ka të sigurta. E qysh ka me na rregullu jetën ne dikush që ska aftësi me ia rregullu as kushtet elementare vetit?
Nejse, me rendësi me qenë fukara.
Të njëjtën kohë fukaraja nuk na prish rehatinë e inferioritetit. Pra, në vend që të ngarendim e të bashkëveprojmë me të pasurin, në mënyrë që edhe ne të bëhemi më të pasur, ne ngarendim nga fukarallëku, bashkëjetojmë dhe e ndiejmë në palcë, me shpresën që kemi mu bë veç vet të pasun.
E kjo çasje egoiste nuk të sjellë jetë më të mirë e as pasuri. Të sjellë sinergji fukarallaku. Në fund, ky mentalitet të zhyt në varfëri duke kriju një rreth vicioz ku secili ndihet komod me mospasje.
Pasuria urrehet tek tjetri. Po e patë naj shkrim për Bill Gates a Elon Musk, në kor ne shkruajmë komente: ka me i mbetë në fyt pasuria, s’ka me e gëzu, krejt ka mi lanë në këtë botë… I themi këto edhe po qe tema për ndonjë aktivitet humanitar që ata ndërmarrin e që iu ndihmon miliona njerëzve.
Pa fillu me i respektu edhe të pasurit e ndershëm për të arriturat e tyne, kurrë ditë skena me pa.