15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqia: Në Detin e Zi ka rezerva të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme

Rekomandime

Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme.

Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Yildirim.

- Advertisement -

“ Rezervat e gazit natyror të Detit të Zi tani vlerësohen në 540 miliardë metra kub. Ky është vetëm fillimi. Deti i Zi është në gjendje të mbulojë nevojat botërore të gazit për 45 viteve të ardhshme”, tha Yildirim për gazetën turke Sozcu.

Autoritetet turke mburren me rezervat e gazit teksa deklarojnë se në stokun e magazinës në Sakarya ka 400 miliardë metra kub.

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez njoftoi se Turqia planifikon të fillojë prodhimin e gazit në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Sipas planeve të tyre, prodhimi fillestar i gazit do të arrijë shifrat prej 10 milionë metër kub në ditë dhe brenda tre deri në katër vjet prodhimi ditor planifikohet të rritet në 40 milionë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit