1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Udhëkryqi i Vjosa Osmanit, cila do të jetë e ardhmja politike e saj?

Rekomandime

Vjosa Osmani për herë të parë ka thënë javën e shkuar se nuk e di a do ta vazhdojë karrierën politike dhe se nuk dihet ku e gjejnë zgjedhjet e ardhshme. Në shkrimin e saj për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit kishte përmendur nevojën për një “Lidhje të re” në Kosovë. Kreu i LDK’së Isa Mustafa kishte paralajmëruar një vendim për Vjosa Osmanin në organet e partisë, por zyrtarët kanë thënë se asnjëherë s’është folur përjashtimi i saj. Por, çfarë do të vendosë Osmani?

Vjosa Osmani, akoma pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e di se ku do të jetë, në garën e ardhshme zgjedhore. Për shkak të raporteve të acaruara me një pjesë të udhëheqjes së LDK’së, ajo thotë se nuk mund ta mendojë të jetë serish pjesë e një liste “që e lë në lloç”.

- Advertisement -

Zhvillimet e fundit brenda LDK’së bëjnë që kandidatja e tyre për kryeministre në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, të mos jetë e sigurt as nëse do të vazhdojë karrierën e saj politike e as ku do ta vazhdojë.

Në fund të këtij mandati, mua më duhet fillimisht të vendos në qoftë se dëshiroj të vazhdoj të merrem me politikë, apo jo. Dua të sigurohem që kurdo që garoj herën e ardhshme, do të jem e rrethuar nga njerëz që nuk do të më lënë në lloç. Shumë qartë ta them. Dhe, se nuk do të mbes vetëm në një rrugë që e trasojmë bashkë e pastaj mua më thonë vazhdo ti, por ne do të vazhdojmë ndryshe”.

“Për mua nuk ka asnjë rëndësi se ku do të jem unë personalisht, apo nëse karriera ime politike do të digjet në fund të këtij mandati, sado që zgjatë”, ka thënë Osmani gjatë një interviste javën që shkoi.

- Advertisement -

Nën emrin e Osmanit, autorja e emisionit kishte vendosur një thurje me frazën Lidhja e re. Në pyetjen për këtë lidhje dhe për të ardhmen e saj politike, kryeparlamentarja u përgjigj:

Lidhja e re do të duhet të jetë lidhje e secilit njeri që beson në Kosovën që nuk e udhëheqin qoftë kapësit e shtetit, qoftë Kosovën që nuk e udhëheqin ata që u shërbejnë kapësve të shtetit që fshihen në lëkurë të qengjit.

- Advertisement -

Çka duhet të them se tani më qartë se çdo herë më parë në historinë e Kosovës dihet se kush janë ata që e dëshirojnë luftimin e kapjes së shtetit e kush janë ata që nuk e dëshirojnë një gjë të tillë”, tha Osmani.

Tutje ajo ka thënë se “duhet me pa se cilat do të jenë rrethanat në momentin kur shpallen zgjedhjet”.

Osmani thotë se në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato mbahen, do të jetë e sigurt të jetë pjesë e një liste ku vendosin ata që i marrin votat.

“Unë e kam bërë të qartë se nuk mund të jem pjesë e një liste, ku ata që garojnë dhe marrin vota dhe ata që marrin vendime, janë dy ekipe të ndryshme”

Gazeta Express ka pyetur kabinetin e Osmanit, që ta shpjegojë se çfarë nënkuptohet me përdorimin e shprehjes “Lidhja e re”, por nuk ka marrë përgjigje.

Kreu i LDK’së Isa Mustafa në një prononcim për media pas formimit të qeverisë kishte thënë që organet e LDK’së do të marrin një vendim rreth Osmanit, por pas mbledhjes me kryetarë të degëve para pak ditësh, zyrtarë të LDK’së përfshirë Mustafën kishin mohuar se kanë folur për përjashtimin e saj.

Por, Mustafa ka thënë se cështja e Osmanit dhe deputetëve tjerë që s’kanë votuar për Qeverinë Hoti është diskutuar në mbledhje.

Analisti Imer Mushkolaj, megjithatë nuk pret që Osmani ta formojë një subjekt të sajin politik. Ai thotë se nënkryetarja e LDK’së nuk ka guxim për diçka të tillë dhe se ajo do të tentojë që me votat që ka ta marrë udhëheqjen e LDK’së.

Vjosa Osmani nuk ka guxim te krijoje subjekt te ri.

Ajo vazhdimisht është ngritur duke kritikuar kreun e partisë dhe këtë e ka kapitalizuar ne vota. Ajo do të provojë që fuqinë e votave që e ka ta vë në funksion të betejës për të marrë kreun e partisë”.

Sipas Mushkolajt, me afrimin e zgjedhjeve, edhe Osmani do të afrohet me LDK’në, sepse largimi nga partia e dobëson ish-kandidaten për kryeministre.

Me afrimin e zgjedhjeve Osmani do të afrohet me LDK-në. Largimi nga LDK do ta dobësojë atë dhe këtë ajo e di mirë. Por, edhe LDK e di se përjashtimi eventual i saj do ta dëmtojë në elektorat, andaj kërcënimet për përjashtimin e saj nuk duhet marrë seriozisht”.

Kryeparlamentarja Osmani, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit tha se duhet një lidhje e re në Kosovë.

Kërkesat e Lidhjes riaktualizojnë nevojën për kohezion shoqëror dhe unitet kundrejt zhvillimeve me të cilat përballet shteti i Kosovës. Në një kohë kur rreziku i copëtimit të territorit është evident, vetëm qëndrimi unik e bën Kosovën të pacenueshme. Ndaj, na duhet një Lidhje e re për shtetin e Kosovës, në mënyrë që nesër ky vend të jetë strehë e sigurt ku jetojnë dinjitetshëm të gjithë qytetarët pa dallim”, shkroi Osmani më 10 qershor.

Kryeparlamentarja e tanishme e Kuvendit të Kosovës ka pasur probleme me partinë e saj, që nga nisma për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurti, pjesë e të cilës ishte LDK’ja e cila inicioi mocion mosbesimi.

Ajo ishte kundër koalicionit të ri që e krijoi LDK’ja me AAK’në dhe Nismën dhe rrjedhimisht kundërshtoi edhe zgjedhjen e bashkëpartiakut të saj, Avdullah Hotit për Kryeministër.

Osmani ka dalë e dyta më e votuara në zgjedhjet e 6 tetorit, duke mbledhur 176 016 vota.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit