2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ujë + kripë: Gjashtë mrekullitë që bën ky kombinim

Rekomandime

Natyra nuk rresht sa na befasuari: na ofron pafund medikamente natyrale për të përmbushur nevojat tona të përditshme

- Advertisement -

Me siguri që keni në dispozicion ujë dhe kripë në shtëpi, kështu që vazhdoni të na lexoni!

Në fakt uji me kripë është një aleat fantastik për shëndetin e lëkurës suaj, sytë dhe për të kuruar aftet e gojës.

Përzierja e ujit me kripë është një medikament antik, i sigurt, të cilin gjyshërit tanë e njihnin mirë dhe më poshtë do të lexoni për 6 dobitë e mrekullueshme që ofron uji me kripë.

- Advertisement -

1. Ujë dhe kripë kundër zbokthit

Shumë njerëz vuajnë nga problemi i bezdisshëm i quajtur zbokth. Nëse edhe ju keni zbokth, me siguri e e keni vënë re që shampot anti-zbokth në treg nuk bëjnë gjë tjetër veçse i thajnë flokët. A keni ndonjë alternativë tjetër? Përgjigja është ujë dhe kripë.

- Advertisement -

Përbërësit:

– 5 lugë gjelle kripë

– 3 pika vaj nga pema e çajit

– 500 ml ujë i vakët

Përgatitja:

– Bëjeni trajtimin në flokë të lagur. Hidhni në duart tuaja kripën dhe masazhoni mirë skalpin në mënyrë që të absorbohet nga lëkura.

-Shtoni më pas 3 pika vaj nga pema e çajit në ujin e vakët dhe lagni flokët. Lëreni të veprojë për 15 minuta, shpëlajini flokët dhe aplikoni balsam.

– Është ideale ta bëni këtë trajtim njëherë në javë.

2. Ujë dhe kripë për të luftuar ënjtjen tek sytë

Jeni zgjuar me sy të lodhur, me qeska dhe të ënjtur? Mos u shqetësoni: ekziston një medikament i cili përveçse është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, është edhe ekonomik.

Përbërësit:

– 100 ml ujë

– 1 lugë gjelle kripë

– Pambuk

– Një lugë e vogël

Përgatitja:

– Ngrohni pak ujin duke u kujdesur të mos ziejë. Mjafton të jetë i vakët. Shtoni kripën dhe lëreni të shkrijë.

– Hapi i radhës? Lagni pambukun në ujin me kripë dhe aplikojeni tek sytë për disa minuta duke e ngjyer herë pas here.

– Përfundojeni procesin me një hap shumë të thjeshtë. Vendosni lugën e vogël në ngrirje për disa minuta, më pas mbajeni tek sytë për disa sekonda. Fytyra juaj do të duket më e freskët.

3. Ujë me kripë kundër afteve të gojës

Aftet në gojë shpesh shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B12 ose hekurit, kur ulet imuniteti ose për faktorë të ndryshëm gjenetikë; në fakt janë një problem i zakonshëm që zgjidhet me medikamente farmaceutike ose trajtime të ndryshme.

Provoni një medikament të ri herës tjetër: shpëlani gojën me ujë e kripë pasi të keni larë dhëmbët, pa e gëlltitur ujin. Nëse e bëni tre herë në ditë, aftet do të shërohen më shpejt.

4. Ujë me kripë për të shëruar plagët e infektuara

Uji me kripë arrin të mbyllë çdo plagë ose infeksion. Lajeni plagën me ujë të vakët e kripë, duke u siguruar të mbulojë gjithë zonën. Përsëriteni tre herë në ditë dhe do të shihni që ditën pasardhëse inflamacioni do të jetë reduktuar.

5. Ujë dhe kripë kundra këmbëve të fryra

Jeni kthyer nga puna në shtëpi me këmbë të fryra? Asnjë problem, për gjysmë ore do të ndiheni menjëherë më mirë. Në këtë rast do të keni nevojë vetëm për ujë, kripë dhe një legen për një banjë qetësuese dhe efikase të këmbëve.

Përbërësit:

– Një legen me ujë të vakët

– 2 ½ lugë kripë e trashë

– 1 lugë kafeje sodë buke

– 5 pika vaj esencial livande

Përgatitja:

Ngrohni ujin, por mos e lini të ziejë. Shtoni kripën, sodën dhe vajin esencial të livandës duke i përzier të gjitha.

Vazhdoni me hapin e radhës, duke i mbajtur këmbët në legen dhe duke u relaksuar për 20 minuta.

6. Ujë me kripë për të trajtuar inflamacionin në fyt

Meqenëse dhimbjet e fytit janë shumë të bezdisshme sepse na lënë pa zë, apo shoqërohen me ethe e temperaturë, kemi një zgjidhje efikase për këtë problem. Uji me kripë ndihmon në trajtimin e infeksioneve të fytit dhe favorizon shërimin e shpejtë të tij. Zakonisht shkaku është një alergji, ftohje ose grip.

Përbërësit:

– Një gotë ujë (200 ml)

– 1 lugë kafeje kripë gjelle

Përgatitja:

Shtoni kripën në një gotë me ujë dhe përziejini mirë. Pa e gëlltitur, bëjini gargarë fytit për 10 minuta, këshillon Living. Bëjeni këtë veprim 3 ose 4 herë në ditë në mënyrë që të ndiheni më mirë. Ia vlen ta provoni këtë medikament me ujë e kripë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit