1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ulen edhe më shumë temperaturat, ja çfarë moti na pret këto ditë

Rekomandime

Të enjten reshje të dobëta bore, e në fundjavë acar me diell e vransira.

9.03.2022 – Acari polar nga pjesët verilindore të kontinentit, vetëm se po fillon të shtrihet mbi rajon.

- Advertisement -

Ditën e enjte sjell edhe kushte për vransira, por edhe të reshura bore, paradite të shpërndara mbi vend, të intenzitetit të dobët, e gjatë ditës më shumë të karakterit lokal në formë rrebeshesh. Në pjesë të Dukagjinit edhe mund të përzien me riga lokale shiu.

Rrebeshe të dobëta bore priten edhe të premten në mëngjes, e nga fundjava mot i acartë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe me vransira kalimtare.

Të hënën pas mëngjesit me ngrica, ditën do të dominojnë kthjellimet,

- Advertisement -

Qarkullimi më i mirë ajror gjatë orëve të pasdites, do mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, ku vende-vende indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme, derisa në periudha më të zgjatura të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes, indeksi pëson përkeqësim me vlera që kalojnë në të dobëta, por dhe shumë të dobëta.

10.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Paradite me reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell, kohëpaskohe me rrebeshe të dobëta bore.
11.03 – Shumë ftohtë. Pjesërisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

- Advertisement -

12.03 – Shumë ftohtë. Intervale më të gjata me diell, e gjatë ditës vransira kalimtare.

13.03 – Mbetet mot i ftohtë me ngrica në mëngjes, ditën me diell e vransira kalimtare.

14.03 – Kryesisht kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, e maksimalet luhaten ndërmjet -1C e 1C, e deri të hënën rriten edhe në 6C.
Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatar nga verilindja 6-11m/s.

Shtypja atmosferike në rritje lart mbi vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit